Evazioni fiskal sheshit mu në zemër të Tiranës

Në të shumtën e rasteve bizneset në Shqipëri nuk kanë ambiente, ndaj për t’i plotësuar nevojat e tyre duhet që të bien në marrëveshje me persona të dytë, të cilët i zotërojnë ato. Pikërisht për ta kontraktuar këtë marrëveshje, ata i drejtohen një noteri. Në prani të tij, kontratat nënshkruhet si nga qiradhënësit ashtu edhe nga qiramarrësit. Në to parashikohen pagesa për shfrytëzimin e kapitaleve të ofruar. Pagesa nga të cilat, sipas ligjit, 10% e tyre (si shumë) duhet t’u shkojnë Shtetit. Në këto marrëveshje kontraktuale të dyja palët janë përfituese (duke qenë se lindin marrëdhënie ekonomike), ndaj Shteti i taton ato që në burim.

Por në këto marrëveshje ka evazion fiskal, pasi deklarohet (pothuajse gjithmonë) një shumë disa herë më e vogël se ajo që paguhet realisht. Kështu taksa e sheshtë kërkohet të paguhet më pak duke shmangur detyrimet reale. Por edhe pse nuk deklarohen pagesat e vërteta sërish ndodh që mos të paguhet 10%-shi. Herë nga neglizhenca e herë nga mosmarrëveshja. Shpesh herë, duke qenë një kontratë fiktive, nga noterët ky lloj tatimi anashkalohet e nuk gjen vend në përpilimet e kontratave duke sjellë paqartësi se kush nga palët duhet ta paguaj shumën prej 10%-ësh, biznesmenët apo poseduesit e aseteve (qiramarrësit apo qiradhënësit). Shpesh nga qiradhënësit, kjo taksë ngatërrohet qëllimisht me taksën e pronës (që i paguhet pushtetit vendor), për t’i treguar qiramarrësve se ata “janë në rregull” me Shtetin edhe pse nuk e kanë paguar 10%-in. Sipas legjislacionit (absurd) ndëshkohen vetëm bizneset dhe jo poseduesit e aseteve. Kështu, është krijuar, herë me dijeni-herë pa dijeni, një situatë ku kjo taksë i mungon Buxhetit të Shtetit për vite me radhë.

Kështu ka ndodhur një evazion fiskal i dyfishtë e madje në masë. Pasi edhe autoritetet tatimore i kanë toleruar këto anashkalime. Vetëm në rrugën e Kavajës ku qiratë variojnë nga 800 në 1500 euro (jo në lekë) evazioni është i pa-llogaritshëm nëse përmendim se shumica e kontratave me bizneset e pranishme në këtë rrugë variojnë nga 20 mijë në 30-35 mijë lekë (të reja). Pra 10%-shi që duhet të paguhej, në këtë zonë është shumë herë më i vogël se sa është realisht pagesa. Por sipas disa informacioneve nga burime të sigurta, në këtë zonë ka palë (biznese dhe qiradhënës) të cilët nuk kanë paguar (për një arsye apo për një tjetër) këtë tatim që nga viti 2008-të.

Po ta llogarisim me çka deklarohet, me një mesatare 24 mijë lekë në vit, nga kjo zonë: Buxhetit të Shtetit, deri më sot, nuk i kanë shkuar 96 mijë lekë nga shumica e burimeve ekonomike të kësaj zone. E nëse marrim me mend që pagesa e këtij tatimi të llogaritur është mbi bazën e kontratave fiktive atëherë kjo vlerë monetare e munguar është shumë herë më e madhe.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.