MSA me “fusnotë”, për Kosovën nuk ka njohje!

Kosova MSAKosova po e njeh BE-në, ndërkohë që BE-ja nuk po e njeh Kosovën. Ky ishte mesazhi i sotëm i përcjellë nga Brukseli!

Nënshkrimi nën të ashtuquajturën “fusnotë”, pra nën një sovranitet të kontestuar dhe dukshëm të mbrojtur nga Brukseli, e ka bërë MSA-në e Kosovës, që të mos shqyrtohet nga çdo vend anëtar sikurse ndodh normalisht, por thjeshtë nga përfaqësuesit e Unionit.

Kështu Kosova nuk merr asnjë zotim për integrim të mëtejshëm, çka do të thotë asnjë njohje, por thjeshtë pikë-nisjen e marrëdhënieve ekonomike.

Pyetja është çfarë mund t’i ofrojë Kosova BE-së në këtë rrafsh, përveçse konsumatorin?

Përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, Kosova u njoh sot me fytyrën e vërtetë të Bashkimit Evropian: interesat ekonomike, asgjë më shumë. Çdo politikan, që e shet këtë si arritje për popullin e tij është një demagog i shëmtuar.ISA MUSTAFA, MSA

Shëmtia e atij që e lëvdon si arritje është parë, kur prezantimin me fusnotë e përshkruante si “aspak problematike” për marrëdhëniet e jashtme të Kosovës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.