Pse Shqipëria votoi kundër rezolutës së OKB-ës për armët bërthamore?

bushatiDitën e sotme – 6 shkurt – përmes një kërkese të Deputetes Jozefina Topalli, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, sqaroi votën “kundër” të Shqipërisë në rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për “ngritjen e instrumentave të nevojshëm për të ndaluar armët bërthamore dhe për të shkuar drejt asgjësimit të tyre”. Mediat e përcollën me një shterpësi totale informacioni këtë lajm dhe ajo që u mor vesh për publikun ishte vetëm fakti se “votën kundër na e kërkuan Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ç’është kjo rezolutë?
Vitin e kaluar në muajin gusht, 107 vende anëtare të OKB-ës deklaruan hapur mbështetjen e tyre rreth krijimit të një grupi pune që do të shqyrtonte mundësitë e ndalimit, çarmatosjes dhe asgjësimit të armëve bërthamore. Ky grup pune zhvilloi për rreth dy muaj diskutime në Gjenevë të Zvicrës dhe më pas paraqiti rekomandimet e tij në Komisionin e Çështjeve të Çarmatosjes në OKB. Kështu më 27 tetor 2016-të OKB-ja i miratoi propozimet e bëra me një rezultat prej 123 votash “pro”, 38 “kundër” dhe 16 “abstenim”. Mes 38 shteteve kundër, ishte edhe Shqipëria, e cila sikurse u rrëfye në Komisionin e Jashtëm të hënën – 6 shkurt – pati vullnetin fillestar të votonte “pro”.

Rezoluta u quajt “L.41“. Ajo caktoi mbajtjen e një konference në fund të muajit (27-31) mars 2017-të dhe të një tjetre në periudhën 15 qershor-7 korrik 2017-të. Ajo fton hapur që të gjithë vendet anëtare të ulen për të diskutuar ngushtimin e hendekut ligjor që gjendet aktualisht për këtë çështje në ligjet ndërkombëtare. Rezoluta thekson se “është anormale që armët bërthamore vazhdojnë të jenë të vetmet armë të shkatërrimit në masë që nuk janë ndaluar rreptësisht me ligj ndërkombëtar”.

Sipas kalendarit të punimeve që parashikoi miratimi i kësaj rezolute, më 16 shkurt të këtij viti Kombet e Bashkuara do të organizojnë një takim, ku do të diskutohet rreth përgatitjes së këtyre konferencave. 21 personalitete fituese të Çmimit Nobel për Paqen, duke përfshirë këtu edhe ish-liderin sovietik Mikhail Gorbachev dhe Dalai Laman, deklaruan një javë më parë mbështetjen e tyre të plotë rreth kësaj nisme të OKB-ës. Dy personalitetet në fjalë madje i ftuan hapur edhe 38 vendet që votuan kundër – duke përfshirë këtu edhe Rusinë edhe Shtetet e Bashkuara – që t’i bashkohen përpjekjeve për t’i ndaluar armët bërthamore.dailai-lama

Pse duhen ndaluar armët bërthamore?
Për të mos u tejzgjatur në gjëra teknike (fizike). Mund të themi se armët bërthamore janë më të rrëzikshmet në planet. Ato cilësohen si armë të cilat shkaktojnë efekte katastrofike të tejzgjatura në kohë. Historikisht janë përdorur vetëm dy herë në luftë-betejë. Lufta e Dytë Botërore. Hiroshima dhe Nagasaki, Japoni 1945. Më shumë se 22 mijë persona humbën jetën menjëherë nga shpërthimi ndërsa nga prekja prej efekteve të mëvonshme nuk janë përllogaritur kurrë saktë. Sidoqoftë që prej vitit 1945 numërohen të paktën 2000 teste bërthamore të zhvilluara në natyrë nga një mori shtetesh të cilat e shohin zotërimin e një arme të tillë si një garanci për hegjiemoni në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas raportimeve të ndryshme thuhet se sot ekzistojnë të paktën 15 mijë raketa bërthamore. Pjesën më të madhe të tyre i kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia. Të tjera shtete bërthamore janë Britania e Madhe, Franca, Kina, Izraeli, India, Pakistani dhe Korea e Veriut.

A është kjo përpjekja e parë për t’i ndaluar armët bërthamore?
Jo! Që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vazhdimisht është diskutuar për t’i kufizuar apo dhe ndaluar armët bërthamore. Traktate të ndryshme janë nënshkruar e shumë pak prej tyre janë respektuar. I fundit është ai i 10 shtatorit 1996 që i ndalonte shpërthimet apo tstet bërthamore. 183 shtete e nënshkruan atë, por nuk hyri kurrë në fuqi pasi 8 shtete specifike (Kina, Egjipti, India, Irani, Izraeli, Korea e Veriut, Pakistani, Shtetet e Bashkuara) nuk e ratifikuan.

Pse këto vende janë kundër dhe pse Shqipëria votoi kundër rezolutës së fundit?
Ka një mori analizash që i jep përgjigjie kësaj pyetje. Së pari ka të bëjë me balancat e “forcës”. Një pjesë e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në OKB – që ka “detyrën” të garantojnë paqen në Botë – janë ndër zotëruesit e armëve bërthamore (Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe). Sipas disa traktateve të nënshkruara zotërimi i armëve bërthamore nga këto 5 shtete anëtare të Këshillit, është konsideruar “i ligjshëm”. Nga këto shtetete është thënë shpesh se ndalimi nuk duhet të “minojë” stabilitetin apo planet strategjike që janë aktualisht për ruajtjen e “paqes”.

Ka gjithashtu argumente sipas së cilave një çarmatosje, asgjësim dhe ndalim i plotë i armëve bërthamore nuk e mënjanon gjithsesi mundësinë që këto armë t’i zhvillojnë shtete si Korea e Veriut, apo dhe organizata terroriste, por përkundrazi. E bën “Botën” edhe më të pambrojtur.

Sidoqoftë ajo që u pa në rezolutën “L.41” ishte se nga shtetet zotëruese të armëve bërthamore nuk votoi askush “pro”. Suprizoi me votën “pro” Irani. Kina, India dhe Pakistani votuan “abstenim” ndërsa “kundër” krahas Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Izraelit, Francës, votuan:

Shqipëria, Andorra, Australia, Belgjika, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Kandaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Japonia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Monako, Mali i Zi, Mikronezia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Republika e Koresë, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Turqia.

Shqipëria votoi kundër duke qenë pjesë e një aleance euro-atlantike sikurse NATO.

vota1
Tabela elektronike e votës: e kuqe, kundër; e gjelbër, pro; e verdhë abstenim

Nuk dihet se çfarë do të prodhojë nisma e fundit, por shumë analistë theksojnë se një traktat i nxjerrë vetëm nga shtetet jashtë Këshillit të Sigurimit në OKB, apo akoma më “keq” pa votën e 5 shteteve zotëruese të armëve bërthamore që janë ndër 15 anëtarët e Këshillit, do ta vinte seriozisht në diskutim vendimmarrjen e kësaj instance ndërkombtarisht jetësore për “paqen”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.