Të tjera pamje nga masakra në Gjirin e Lalëzit (+Video)

Gjiri-i-LalëzitPas postimit të fundit dhe videove, që mundëm t’i shpërndajmë në rrjet me “Ecovolis” dhe Nismën “Thurje”, masakra e shpyllëzimit në “Gjirin e Lalëzit” është ca “më publike”, por sërish jo aq mjaftueshëm sa për t’i ndryshuar gjërat. Pemët atje kanë 10 vite që kanë zënë sharrën – po vërtetë, kështu është – por kurrë më furishëm dhe pa hesap se sa sot.

Një vëzhgim i thjeshtë me “Google-Earth” të tregon qartë gjurmën e kafshimit “turistik”. Që prej 2007-ës e këndej, njollat janë shtuar. Nga 2012-ta nis 5-vjecari më tronditës, që kulmon me këtë vit. Pamjet janë “O Zot-O Zot!”…

Për 10 vite njolla e gjelbër është tkurrur krejtësisht. Neveritëse po ta mendosh se “investimet” atje kanë qenë/janë miliona euroshe dhe askush s’ka marrë mundimin të kujdeset për “fondin pyjor” që ka prishur… Pse dreqin u dhimbsen paratë për të mbjellë pemë aty ku vetë ata i prenë?! Ndjen ndokush faj për këtë gjendje?!

Ironi rrëqethëse po ta mendosh. Prihen pemë për turizëm! Ndërkohë këta pushtetarët që me një të lëvizur stilolapsit “shpyllëzuan” një zonë të tërë… s’ua ndjen hiç se si të gjejnë një mënyrë për ta rikuperuar.

Në videot e regjistruara javën e kaluar – 15 prill 2018 – tërheq vëmenjendjen fakti se shumica e pemëve janë shkulur me gjithë rrënjë. Ç’u kushtonte t’i mbillnin gjetkë, në ndonjë vend tjetër?! Si ka mundësi që s’ka asnjë rregull që e parashikon, apo organ që e detyron dicka të tillë?!

Një masakër si kjo s’ka fushatë mbjelljeje që e rikuperon, të paktën nëse marrim parasysh fushatat e deritanishme… ku për shembull këta biznesmenët vendali/apo dhe të huaj, të Gjirit të Lalëzit, s’kanë qenë prezent. Hë po sot çfarë justifikimi keni? Ç’ju ndalon të mbillni pemë?! Po ju o pushtetarë a i bindni dot? Kujtojuani firmën, letrat që u keni firmosur…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.