Cektësia e mediave për të raportuar drejt edhe lajmet që mund të frymëzojnë ndryshim në këtë qytet

“Pas dështimit me kryebashkiakun e natës, Veliaj i shton Tiranës një kryetar të ri” ky ishte titulli i një postimi të së dielës bërë nga portali “Politiko.al“, i cili administrohet nga gazetari Alfred Lela. Përmes këtij postimi portali i Lelës kërkonte të shigjetonte kryebashkiakun, pasi ky i fundit njoftoi përmes një kronike – të porositur – angazhimin e aktivistit të Ecovolis Ened Maton, si kryebashkiak të biçikletave.Ecovolis - preteste - foto Beci

Pa asnjë informacion të zgjeruar se kush është ai, se çfarë është ky titull, se nga vjen, apo se si do të funksionojë, artikulli paragjykonte si personin në fjalë po ashtu edhe përpjekjet për ta kthyer Tiranën miqësore ndaj përdorimit të biçikletave.

Titulli Kryebashkiak i biçikletave vjen nga Holanda, vendi që dyrrotakun e ka tashmë traditë. Ai u mendua dy vite më parë dhe ka si synim avokatinë e çështjeve me interes për drejtuesit e biçikletave, si për shembull shtimin e korsive, vend-qëndrimeve dhe vend-shërbimeve kushtuar përdoruesve të këtyre mjeteve lëvizëse.

Sa për informacion, deri më sot janë më shumë se 25 qytete anë e mbanë globit që kanë nga një kryebashkiak bicikletash dhe vitin që shkoi në Amsterdam u mbajt një konferencë ku u shpalos dhe një program global. Synimi është që deri në vitin 2030-të 50 përqind e lëvizjeve në qytet të bëhen me biçikleta. Ky vizion quhet thjeshtë “50by30” dhe – përtej politikave dhe shënjestrimeve – do ishte mrekulli që edhe Tirana të ecte në këtë drejtim.

Dy fjalë për frymën pro-biçikletave në Tiranë. Që prej vitit 2011-të kryeqyteti ka parë një bum të përdorimit të dyrrotakut dhe merita kryesore për këtë pjesë i takon Ecovolisit. Pas hapjes së stacioneve të saj dhe nisjes së projektit “bike-sharing” përdorimi i biçikletave u shtua ndjeshëm.untitled.pngShtatë vite më parë zor se mund të dilje në rrugët kryesore të Tiranës. Por falë përkushtimit të vazhdueshëm gjërat kanë ndryshuar disi. Aktivistët e Ecovolis kanë qenë ata që kanë protestuar vazhdimisht për një infrastrukturë kushtuar biçikletave. Kanë qenë ata që protestonin për korsitë që bllokoheshin nga automjetet, apo edhe për qytetarët fatkeqë, të cilët humbisnin jetën nga aksidentet në rrugë. Por si duket te “Politiko” kjo gjë nuk ka rëndësi, rëndësi ka t’i biesh Kryetarit, i çfardoshëm qoftë mjeti dhe qëllimi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s