Vllaznia në shitje! Ku janë tifozët, t’organizohemi, ta blejmë?!

Të enjten – 14 qershor – nis kampionati botëror i futbollit dhe sot pasdite vajta të vë një skedinë. Kot për qejf, si sportdashës. S’e di pse, kam dëshirë që trofeun ta fitojë Portugalia dhe po vendosja një bast simbolik, “Fitues Portugalia dhe golashënues Ronaldo”… isha duke pritur bileten, kur befas më erdhi si njoftim në celular lajmi se “Bashkia e Shkodrës nxjerr në shitje Vllazninë!“. U shtanga! Nisa ta përqesh këtë lajm dhe ua komunikova edhe të tjerëve aty te salloni. “Eh! Ja tani e vërtetuan vetë që e rrëzuan Vllazninë vetëm që ta shesin!” – ishte komenti i një tifozi aty pranë banakut. Të njëjtën ndjesi pata edhe unë.

vllaznia1Në një shkresë të bërë publike nga “Opinion.al” dhe që mban datën 8 qershor, vihet re se Kryetarja e Bashkisë Shkodër, u ka komunikuar këshilltarëve “vlerësimin e aseteve të klubit” i cili sipas portalit do të nxirret në ankand me vlerë dysheme 507 milionë lekë të vjetra. Fillimisht s’e lexova me vëmendje, por më pas vura re se në raport nuk përmendet asnjë lloj kushti se si do të nxirret në ankand “Djepi i Futbollit Shqiptar”. Asnjë parakusht, asnjë fjalë për vlerat sportive, apo dhe për tifozët.

Pikërisht në këtë pjesë, m’u kujtuan rastet e klubeve që zotërohen nga tifozët. Dhe ja! Mbase kjo rënje nga kategoria dhe kjo nxjerrje në ankand, duhet shfrytëzuar nga tifozët që t’i ushtrojnë trynsi Bashkisë dhe të bëhen edhe ata pjesë e këtij ankandi. Plot klube si CSKA-ja e Sofies, Hajduku i Splitit, apo dhe Panathinaikos këtej përreth nesh në Ballkan, zotërohen – një pjesë, ose dhe tërësisht – nga tifozët. Ka plot raste edhe gjetkë.

Eshtë koha që tifozët shkodranë të mblidhen dhe të përfaqësohen hapur me një kërkesë për ta marrë klubin në dorëzim! Mjaft më me llafe dhe ankesa! Të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të marrin fatet e Vllaznisë në duar. Të bëhen shembull për të gjitha klubet e tjera të Shqipërisë, duke u ndërfutur edhe ata në vendimmarrje dhe menaxhimin e klubit.

Vetë s’jam tifoz i asnjë skuadre në Shqipëri, por Vllazninë e kam simpatizuar gjithmonë prej asaj tradite dhe pasioni që ka trashëguar kaherë. Por nëse do të bëhet ndonjë organizim, do të isha më se i gatshëm të investoja rrogën time dhe gjithë dashamirësinë te ky klub! S’duhen dhe aq, 1500-2000 veta që t’investojnë vetëm 1 rrogë mesatare!

Shpëtojeni Vllazninë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.