“Alpet si Fierza?!” Do të duhen 100 hidrocentrale!

Pas tre vitesh protesta kombëtare e ndërkombëtare, qytetarët kanë tashmë me zë dhe figurë edhe pozicionin e ish-Kryeministrit në lidhje me hidrocentralet në Valbonë. Në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit (4 tetor) ish-Kryeministri i justifikoi lejet koncesionare për hidrocentrale (HEC) të dhëna gjatë qeverisjes së tij me arsyetimin se “taksapaguesit shqiptar nuk ngarkoheshin në asnjë qindarkë të tyren në këto projekte”. Nga ana tjetër, për rastin e HEC-eve në Valbonë ai përgjithësoi duke theksuar se “kapaciteti energjitik i lumenjve të Alpeve është i barabartë me Fierzën”. Ish-Kryeministri tha për këtë pjesë se “nuk merrte përsipër t’i privonte shqiptarët nga gjithë kjo energji” prandaj dhe kishte qenë dakord me projektet.

Mënyra se si e shtron ish-Kryeministri këtë çështje është naive dhe tërësisht manipuluese, sepse e gjithë zona e Alpeve klasifikohet si e rëndësisë së veçantë për sa i përket resurseve natyrore dhe turistike dhe në të nuk duhej lejuar ndërhyrja në mënyrë kategorike. Zona si Parku i Valbonës apo ai i Thethit aktualisht mbrohen me ligj si parqe kombëtare. Ndërkohë në fund të vitit 2017 është ideuar edhe “Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit” që e kthen këtë rajon në një park të madh (Parku Kombëtar i Alpeve me sipërfaqe 86 mijë hektarë) çka nënkupton se plani afatgjat i kësaj zone është me fokus te turizmi dhe jo te industria energjitike.

Le t’i shkojmë për logjikë fjalëve të ish-Kryeministrit. Sa është kapaciteti energjitik i Fierzës?! Sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, kapaciteti i instaluar i HEC-Fierzë është 500MW. Pra Alpet sipas ish-Kryeministrit kanë kapacitet energjitik 500MW! Por Fierza për të pasur këtë kapacitet ka një digë 136 metërshe dhe një liqen të tërë me ujë mbi të. Alpet jo! Kështuqë, si logjikë, do të duhen shumë HEC-e në mënyrë që të arrihet ky shfrytëzim. Nëse bëjmë disa llogaritje hamendësuese mundet ta nxjerrim se sa. Meqenëse natyra hidrike e Alpeve është afërsisht e ngjashme, le t’i referohemi projektit fillestar të propozuar me 12 HEC-e në Luginën e Valbonës ku kapaciteti do të ishte 51MW, kjo për të kuptuar “intensitetin” e HEC-eve që nevojitet për shfrytëzimin e lumejve të Alpeve. Në “Raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis” që i bashkëngjitej projektit të ideuar pretendohej se Valbona “mund të japë rreth 60MW fuqi të instaluar” (fq.74). Kështu nëse i qëndrojmë linjës logjike… nëse për 60MW në Valbonë mendohej të ndërtoheshin 12 HEC-e me kapacitete mesatarisht të vogla, për 500MW në tërë Alpet do të duhen së paku 100! Pra një masakër!

Sipas idesë së “shfrytëzimit energjitik” të ish-Kryeministrit, e gjithë zona e Alpeve mund të kthehet në kantier ndërtimi dhe gjasat janë të ndodhë nëse çështja e HEC-eve në parqet kombëtare të kalojë në heshtje sepse kjo ideja e “shfrytëzimit energjitik” nuk ka ndryshuar as te Kryeministri aktual.

Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit që e kthen zonën e Alpeve në një Park Kombëtar të stërmadh nuk është miratuar, çka nxit dyshimin se kjo bëhet qëllimisht që projekte hidroenergjitike si për shembull HEC-et në Valbonë, Shalë, apo Kir të ideohen, miratohen dhe lejohen për t’u ndërtuar në të ardhmen duke vënë seriozisht në mëdyshje prioritetin ekonimik të zhvillimit të zonës: turizëm apo energjitikë?!

Edhe pse ka pasur deklarata nga Kryeministri aktual se në Valbonë nuk do të ketë më HEC-e të tjera, përveç atyre që janë në ndërtim, ende nuk ka diçka të shkruar rreth një ndalimi, apo anulimi kontrate/koncesioni në këtë zonë.

Për ta kuptuar më drejt se gjërat nuk kanë ndryshuar, pavarësisht qeverive të ndryshme: Deri në janar 2018, 109 hidrocentrale ishin në fazën e ndërtimit, ndërsa 284 të tjerë nuk kanë nisur ende të ndërtohen. Së bashku me 147 të cilët janë në fazën e prodhimit, totali i HEC-eve me koncesion është 540 vetëm për periudhën 2003-2018.


Sqarim!
Nuk kam asgjë kundër ndërtimeve të hidrocentraleve si mënyrë për të zhvilluar një sektor jetik për ekonominë sikurse është energjitika. Të ndërtohen! Por jo në parqet kombëtare! Ndërtimet në zona të mbrojtura janë kërcënim për trashëgiminë natyrore të këtij vendi!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s