Grezda sërish jo-titullar, a ishte transferimi te Rangers zgjedhje e mirë?!

Ishte titullar me Shqipërinë ndaj Izraelit dhe luajti gjithë ndeshjen, por sërish Eros Grezda e ka nisur nga stoli sfidën kundër Hamiltonit këtë fundjavë. Steven Gerrard i kishte thënë se nëse do të shfaqte shenja pozitive të gjendjes fizike, ai do t’i jepte besim. Por ja që nuk ndodhi kështu!

Ndaj Hamiltonit të dielën, u desht të pritej 82 minuta lojë dhe që Rangers të barazoheshin (1-1), që Grezda të hidhej në fushë. Sfida u mbyll me (1-4) fitoren e bluve të Glasgow-t, që shijuan transfertën e parë me 3 pikë për këtë sezon, por gjendja është aspak pozitive për Grezdën. Një tjetër ndeshje me fare pak mundësi për djaloshin 23-vjeçar, i cili duket se nuk po gëzon shumë besim nga Gerrard.

I afruar nga Rangersat vetëm në fund të merkatos (31 gusht) “Blutë e Glasgow”-t u lakuan gjerësisht si skuadër goxha premtuese për Grezdën, për faktin se konsiderohen klub me histori të madhe dhe aktualisht drejtohen nga një emër gjithashtu i lavdishëm sikurse Steven Gerrard (ish-kapiten i Liverpoolit). Por dy muaj më vonë ai numëron vetëm 66 minuta lojë dhe shumë pak mundësi të dhëna nga 38-vjeçari.

Për çfarë nuk aktivizohet Grezda? Gjakovari u transferua në Glasgow duke qenë i lënduar në kyçin e këmbës, lëndim ky i pësuar në muajin korrik kur lunate me Osijekun në Kroaci. Gerrard pati thënë pas transferimit se “e vlerësonte Grezdën dhe se do t’i jepte atij kohë për t’u riaftësuar fizikisht”.

gerrard-rangers.jpg

Çfarë ndodhi? Grezda është riaftësuar nga lëndimi që prej 13 shtatorit dhe deri më tani rezulton të ketë luajtur më shumë me Shqipërinë se sa me skuadrën e Gerrardit. 135 minuta me kuqezinjtë, vetëm 66 minuta me blutë! Ndeshja e 30 shtatorit kundër Livingstonit, ishte e pashpjegueshme për mos-akitivizimin e Grezdës. Blutë qenë në dizavantazh (1-0), Gerrard kreu vetëm dy zëvendësime, preferoi 18-vjecarin Middleton dhe 21-vjecarin Kent. Gjakovarin s’e lëvizi nga stoli dhe Rangers humbën!

grezda-rangers1Mundësia! Pas këtij aktivizimi prej 13 minutash kundër Hamiltonit, Grezda ka mundësi të debutojë në Europa League kundër Spartakut të Moskës dhe po kështu në Kupën e Ligës kundër Aberdeen-it. Pikërisht ndaj këtyre të fundit në gjysmë-finale, Rangersat do jenë pa dy sulmuesit Morelos dhe Lafferty.

Opinioni im: Fundi i këtij muaji është mundësia e fundit për të parë qartë nëse Gerrard ka vërtetë konsiderata për Grezdën apo ai do të cilësohet si Sadiq, jashtë planeve! Ndërkohë, fatmirësisht për talentin kuqezi, tifozët duke replikuar në “Twitter”-in zyrtar të skuadrës janë pranë tij, pasi kanë kërkuar hapur që gjakovarit t’i jepet më tepër mundësi. Nëse gjërat nuk ndryshojnë edhe javën tjetër, atëherë vlen të thuhet se lëvizja për te Rangers nuk ishte zgjedhje e mirë për Grezdën!

Statistika, që Steven Gerrard dhe sidomos analistët skocezë duhet t’i kenë parasysh:
1-Futbolli kroat vlerësohet më lart se ai skocez! Ranglista e UEFA-s e rendit kroacinë në vendin e 16-të, ndërsa futbolli skocez renditet në vendin e 20 pas çekëve, qipriotëve, dhe serbëve.*

2-Me Osijekun Grezda zhvilloi sezonin e shkuar 37 ndeshje, ku shënoi 8 gola dhe 3 asiste. Totali i tre viteve të fundit në Kroaci (ku ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebit) bën fjalë për 109 ndeshje 23 gola, 12 asiste.


*Shkak performancat e dobëta të skocezëve në Evropë vitet e fundit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.