Fact-checking | Rama për pandeminë: Shqipëria bilanc “nën mesataren e rajonit”

Kryeministri Edi Rama rendi të sigurojë qytetarët të hënën duke theksuar se Shqipëria ka numrin e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 “nën mesataren e rajonit”.

Përmes një postimi në Facebook kryeministri Rama nuk përmendi shifra konkrete, nuk foli aspak për numrin e testimeve, por këmbënguli se “spitalet nuk kanë asgjë mangët nga kudo qoftë tjetër nëpër Evropë” dhe se qeveria e tij “është në krye të detyrës”.

Në luftën kundër pandemisë testimi është thelbësor. Sa më shumë teste, aq më shumë raste të pikasura. Sa më shumë raste të pikasura aq më shumë mundësi ka për ta kontrolluar pandeminë duke marrë masa për izolimin e infeksioneve, ose thënë ndryshe, përmes testimeve dhe gjurmimit të rasteve mund të ndërpritet zinxhiri i infektimeve.

Mirëpo të dhënat zyrtare të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor tregojnë se mos-përmendja nga kryeministri e të dhënave rreth testimeve bën që të nxirret një gjykim krejt tjetër, pasi Shqipëria për testimet rezulton e fundit në rajon.

Kryeministri ka të drejtë për shifrat që pretendon, mirëpo konteksti i situatës është ndryshe nëse merren në konsideratë edhe raporti i numrit të përgjithshëm të testimeve.

Në raport rajonal Shqipëria vërtetë ka bilanc më të lehtë për numrin e rasteve dhe viktimave për çdo 1 milionë banorë, mirëpo ka një bilanc tejet më të keq për numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve lë jashtë bilancit zyrtar raste të padiagnostikuara dhe panoramën reale të pandemisë në vend, e cila nuk mund të thuhet se është më në kontroll se vendet e tjera të rajonit.

Për testet faktikisht qeveria është vënë nën trysni nga opozita, e cila prej muajsh ka bërë thirrje për shumëfishimin e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet shqiptare kanë kryer rreth 160 mijë teste dhe janë të fundit në rajon në raport me popullsinë – numri i ulët të testeve mund të shpjegohet prej faktit se deri më 23 korrik ato kryheshin vetëm nga Institutin e Shëndetit Publik, testimi në klinikat private ndalohej.

Pas muajit gusht kapacitetet testuese janë rritur ndjeshëm. Vlen të thuhet se në tre muajt e fundit janë kryer dyfish më shumë teste se sa pesë muajt e parë mbledhur bashkë, – 105,173 teste kundrejt 48,319 testeve.

Gjysma e këtij dyfishimi testesh ka ndodhur muajin e fundit.

Më konkretisht – gjatë periudhës 16 teotor-16 nëntor, – autoritetet publike dhe private kryen rreth 54,500 teste me një mesatare 1,758 teste në ditë. Prirje kjo sa dyfishi i një muaji më parë dhe më shumë se 10-fishi i periudhës mars-prill kur vendi ishte në izolim të plotë.

Mirëpo kjo prirje nuk ka mjaftuar aq sa për ta ndryshuar gjendjen në raport me vendet e rajonit. Shqipëria mbetet shumë prapa për sa i përket diagnostikimit të rasteve të reja.

Në Shqipëri testohet rreth 3 herë më pak se mesatarja e rajonit.

Në rajon, Serbia kryeson mbi të gjitha shtetet me rreth 217 mijë teste për çdo 1 milionë banorë – sa katërfishi i Shqipërisë, Serbia vlen të thuhet se është i vetmi shtet që ka kapërcyer kuotën e 1 milionë testimeve nga shtatë shtetet e rajonit dhe për rrjedhojë situata mund të konsiderohet më e kontrollueshme atje duke qenë se është testuar pothuajse 1/7 e popullsisë.

Në raport me popullsinë, Serbia është shteti që ka raportin më të vogël të vdekjeve, më pas vjen Shqipëria, Kroacia dhe Kosova.

Deklaratat që bën kryeministri mund të konsiderohen propagandë.

Në rastin më të mirë, me qëllim pozitiv për të siguruar qytetarët se gjendja është nën kontroll.

Në rastin më të keq, për të nxitur përfundime të gabuara sipas së cilave Shqipëria është vendi me rezultatet më të mira në rajon në luftën kundër pandemisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.