Kur na u prish shkolla, na u prish e ardhmja…

Ish-shkollës sime tetëvjeçare ia kanë hequr dritatet…

Dita ime e parë në shkollën “Xhezmi Delli” në Tiranë ishte në vjeshtë të vitit 1997.

Për çdo moshatar si unë ajo ishte dita e zgjimit nga makthi disamujor i armëve që shkreheshin rrebesh dritareve tona. Fundi i shtetrrethimit.

Nga dita e parë mbaj mend një tip mesoburrë. Kaçurrels. Barkmadh sa s’e mbanin këmbët. Qëndronte ulur në një karrige cepit të derës së shkollës. Mbante ngrehur një kallashnikov me dy karikatorë ngjitur njësh me njëri-tjetrin. Ishte roja.

Ky s’di ku humbi pak muaj më pas kur shkolla u dogj.

Brezi im e vijoi shkollën te “Kongresi i Lushnjës”. Vitin tjetër po aty. Aty gjithashu për të tretën. Te “Niket Dardani” të katërtën, të pestën. Të gjashtën, të shtatën te “4 Dëshmorët”…

U deshën 7 vite që “Xhezmi Delli” të rikonstruktohej dhe ne, që me emrin e kësaj shkolle endeshim me turne shkollave të tjera, të ktheheshim sërish për mësim këtu. Gjatë kësaj kohe disa prej nesh humbën rrugën. U shkëputën. Sot disa janë emigrantë, disa kriminelë, por shumica stresantë të papunë që tymosin bar cepash pallateve në lagje.

Sot “Xhezmi Delli” është pa dritare. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 thanë se e dëmtoi rëndë.

Në dy vite, hoqën vetëm dritatet. Herën e fundit u deshën shtatë vjet… Sa të tjerë do e humbin rrugën? A do kenë vend cepat e pallateve?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.