Publikime

Nga unë. Të publikuara në media.

Plagjiatura, një sëmundje e madhe, por nuk vjedhin vetëm shqiptarët

“Hamitologji – Pseudoteoritë, konceptet çapraz dhe plagjiaturat e Sabri Hamitit”, kështu titullohet libri i autorit, Sali Bytyçi. Në promovimin e këtij libri në Tiranë ishin të pranishëm, autori Sali Bytyçi, arkeologu dhe njëherësh krijuesi e studiuesi letrar Moikom Zeqo, studiuesi Behar Gjoka, zëvendësministri i kulturës në Kosovë Rexhep Hoti, sikurse dhe shkrimtarë dhe dashamirës të […]

More

Dyndje pacientësh, radha te rezonanca kap muajin korrik

Për të kryer një ekzaminim me rezonancë magnetike, pacientëve ambulatorë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) u duhet të presin deri në katër muaj. Radha për të kryer këtë lloj ekzaminimi tashmë ka shkuar deri në korrik. Të shqetësuar, shumica e pacientëve prezent në degën e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor […]

More

Kujdes dëgjimin, nëse dëmtohet nuk rikthehet më

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vënë alarmin. Rreth 1.1 miliardë persona në Botë, janë në rrezik për të humbur dëgjimin, si pasojë e përdorimit në mënyrë jo të shëndetshme të aparateve audio-fonike, përfshirë këtu “smart-phone”-at, apo edhe për shkak të ekspozimit në nivele të larta të zhurmave, që ofrojnë klubet e natës, lokalet sikurse […]

More

“Një jetë a capella”, muzikë edhe në burg

Për nder të “Artistit të Merituar”, Prof. Milto Vakos, i cili më 30 mars shënon 85-vjetorin e tij të lindjes, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOB) zhvilloi dje recitalin “Një jetë A Cappella”. I ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1959, dirigjenti i palodhur Vako cilësohet si mjeshtri i korit. Ai […]

More

Ndahet nga jeta kryemjeshtri Petro Zheji

Mes duartrokitjesh vlerësimi iu dha dje lamtumira filozofit, linguistit, përkthyesit, mjeshtrit të gjuhës shqipe, Petro Zhejit. Ai u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Për më shumë se një orë, prej orës 14:00, miq, të afërm, kolegë, bashkëpunëtorë me të, artistë, por dhe politikanë e qytetarë të thjeshtë, i dhanë lamtumirën e fundit. Homazhet e […]

More

Zhgënjimi nga trauma e një spitali

Është qendra më e madhe shëndetësore që trajton traumat në vendin tonë, por fatkeqësisht nuk ka vëmendjen e duhur përsa i përket investimeve dhe gjendja e saj vazhdon të mbetet e mjerueshme. Në Spitalin Universitar të Traumave “fryma nuk ka si të ndryshojë, për aq kohë sa investimet kanë qenë gjithmonë të pjesshme dhe jo […]

More

Shqiptarët ishin pa bukë, kur “Gjethi” blinte pajisje 100 mijë dollarëshe

Dymbëdhjetë vite pas lënies në harresë të plotë nga institucionet që e kishin në varësi, e ashtuquajtura “Shtëpia me Gjethe” ose institucionalisht objekti “Gjethi”, tashmë hap dyert për qytetarët, pasi do të shndërrohet në një muze publik. Dy nga autorët e këtij projekti, njëherazi shkrimtarë të njohur, Agron Tufa dhe Bashkim Shehu, tregojnë për “Shekulli”-n, […]

More

Bruno Shllaku: 40 vite punë për Festivalin e Berlinit!

Pak ditë pasi “Burrnesha”, filmi në të cilin ai interpreton u shpall kandidat për Çmimin “Ariu i Artë” në Festivalin e Filmit të Berlinit, aktori i njohur Bruno Shllaku tregon për “Shekulli”-n emocionet e tij. Në një intervistë për gazetën, Shllaku thotë se, për të, përfaqësimi i Shqipërisë në një festival ndërkombëtar filmi “është një […]

More

“Spitali i Traumave ka mangësi aparaturash dhe stafit të kualifikuar”

Dy vjet pas kalimit në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, ish-Spitali Ushtarak tashmë Spitali Universitar i Traumës, vazhdon të ketë problematikat e tij. Ndër më kryesoret mbeten mungesa e aparaturave, por dhe e kualifikimeve të personelit mjekësor. Në një bisedë për “Shekulli”-n vjen doktor Agron Dogjani, mjek-kirurg në Spitalin Universitar të Traumës. Dogjani e cilësoi […]

More

75 për qind e rasteve të vdekjeve foshnjore, janë të sapolindur

Vdekjet e të sapolindurve përbëjnë 75 për qind të numrit total të vdekjeve foshnjore, vdekje që përgjithësisht vitet e fundit janë ulur, por vazhdojnë të mbeten shqetësuese. Eduard Tushe, mjek neonatolog shpjegon për “Shekulli”-n se përse ndodhin vdekjet foshnjore, cilat janë shkaktarët kryesorë, si dhe mënyrat e parandalimit të tyre. Sipas të dhënave të Ministrisë […]

More

43 vite në shërbim, sot i papunë!

Mund të kalosh gjithë jetën në shërbim të njerëzve dhe sërish të të mungojë respekti institucional ndaj teje. Kjo është historia e Dr. Agron Islamajt (neurolog), një histori 42-vjeçare shërbimi ndaj të sëmurëve. Histori që mban brenda 8 vite internim vuajtjesh, por një pafundësi përkushtimi ndaj njerëzve në nevojë. Doktor Islamajn sistemi komunist e dënoi, […]

More