Rreth meje

Erblin VukajUnë jam Erblini, autori këtij blogu. Kjo është hapësira ime virtuale ku ndaj mendimet dhe punët e mia.

Blogu nuk ka temë qëndrore. Ideja rreth tij ka ndryshuar me vitet. Nisi si detyrë shkollore, në vitin 2010-të, tani vazhdon si arkivë pune.

Kam ndjekur studimet Bachelor për “Shkenca Komunikimi” e më pas ato Master për “Gazetari Evropiane & Ndërkombëtare”.

Prej vitit 2012-të jam gazetar. Kam punuar në media online, shtyp të shkruar, radio dhe televizion duke mbuluar fusha të ndryshme si aktualiteti, çështje të shëndetësisë, hulumtime për tenderë, përthellime në temat e ditës, por dhe sporti.

Prej 2016-ës jam dhe komentator. Te blloku i komenteve mund të gjeni të detajuar listën e ndeshjeve të komentuara.

Në rubrikën publikime do të gjeni një sërë artikujsh të punuar në kohën kur bashkëpunoja me Shekullin.

opinione janë kryesisht mendime kuturu të miat, të shfaqura edhe në rrjetet sociale përmes statusesh apo postimesh të ndryshme.

Këtu kam hedhur edhe një pjesë të studimeve, kryer gjatë shkollës.

Më pëlqen të zbuloj natyrën përmes shtegtimeve, për këtë mbaj dhe një ditar, uroj t’ju pëlqejë!

Gjithashtu, përpiqem të hulumtoj mbi të kaluarën komuniste në arkiva, kjo falë bashkëpunimit me IDMC-ën (Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë). Një pjesë të punimeve do t’i gjeni edhe këtu.

Shpresoj që hapësira ime virtuale t’ju ofrojë ngrohtësi. Lutem të komentoni çfarëdolloj mendimi të keni, jam i hapur për çdo sugjerim tuajin!

Ju faleminderit!

Mund të më kontaktoni përmes postës elektronike: erblinvukaj@gmail.com


SQARIM!
Të gjitha materialet, përveç atyre të nënshkruara, i përkasin autorit. Të drejtat e autorësisë i përkasin vetëm atij. Jeni të lutur të kontaktoni me të përpara se të përdorni  për qëllime të ndryshme çfarëdo materiali të këtij blogu
.

Leave a comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.