Media dhe politika janë dy pushtete, të cilat kanë funksionet e tyre, qëllimet e tyre, si dhe mënyrat e tyre për t’i arritur ato. Duke qenë se kemi të bëjmë me pushtete dhe që në njëfarë mënyre rrugët që herë-herë i kanë të përbashkëta, lind natyrshëm konflikti për pushtet të vetëm, për centralizim, për një pushtet absolut, ideja e një farë monopoli. Politika është ajo që nuk gjen kurrë paqe, ajo është ozurpuesja e drejtësisë, ekonomisë, ozurpuesja e medias. Censura, kontrolli i informacionit, shantazhi dhe praktika të tjera si këto, e deri tek kërcënimi më i lartë, ai me vdekje, është ajo cfarë ka marrë media nga politika. Para pak vitesh kishim rastin e Anna Politkovskajas dhe të luftës së sajë për një gazetari të lirë, luftës për respektimin e të drejtave të njeriut, e cila nga politika ruse gjeti censurën më të lartë, gjeti vdekjen.
Shtrohen natyrshëm pyetjet: A është media vërtetë e lire? Një pushtet i katërt? A mos vallë ajo tashmë është e kontrolluar? A mos vallë ajo ka qenë që kohë më parë e kontrolluar?
Këtyre pyetjeve, këto ditët e fundit, i është përgjigjur dikush dhe shumë fort madje. Ai quhet Julian Assange, i cili së bashku me ekipin e tij të përbër prej gazetarësh, aktivistësh, disidentësh,shkencëtarësh si dhe hacker-ash po gjunjëzojnë politikën më kryelartë dhe më të fuqishme që ka parë bota, politikën Amerikane. Quhet Wiki-Leaks, nga vetë fjala leaks-rrjedhje, nënkuptohet dalje informacioni. Organizata duket se ka qëlluar në shenjë, ka përdorur informacionin, dhe informacionin më objektiv të mundshëm, atë sekret, atë të diplomacisë, pra atë të politikës. Ka përdorur informacionin si dukuri më të natyrshme, më të kuptueshme për publikun, gjë që nënkupton një dukuri të vështirë për t’u arritur, sepse supozohet të jenë mbledhur një numër i konsiderueshëm të dhënash dhe mbi të gjitha faktesh.
Dy fjalë për WikiLeaks:
Organizata është ndërkobëtare, merret me grumbullimin e të dhënave kryesisht anonime, (pra ruhet informatori) në sajë te një “drop box-i” (hapsirë shpëtimi të dhënash) të mbrojtur nga një sistem i fuqishëm skriptimi (dmth një kodi mbrojtjeje për shkrimin në tërësi, pra “shkrim i fshehtë”, sekret). Organizata mendohet të jetë krijuar në vitin 98’-99’ dhe më pas në vitin 2007 hedhur zyrtarisht si organizatë informuese, ajo proklamon se ua verifikon vërtetsinë informacioneve të grumbulluara dhe më pas i publikon këto informacione në website-in WikiLeaks. Qëllimi është të arrihet trasparenca nga politika, shtetet duhet të garantojnë një etikë, një drejtësi dhe barazi më të pastër e kështu një demokraci më të fortë.
Në fakt, për sa i takon publikimit, WikiLeaks ka publikuar dokumentin, faktin e tij të parë, në dhjetor të 2006-ës, bëhet fjalë për një komplot, kospiracion për të eleminuar figurat e shtetit Somalez, dhe si organizator në të citohej emri i shijikut Hassan Dahir Aweys. Stafi më pas pretendon se për publikim, janë duke u bërë gati edhe mbi 1 milion dokumente të rendesisë së vecantë, pra sekrete. Në mes të vitit 2007 del në pah kontrabanda e armëve në luftën në Afganistan. Po në këte vit, drejtimi i kampit Guanta’namo si dhe njohja e publikut me këtë fakt, është një tjetër meritë e WikiLeaks. Sërisht në vitin 2007, WikiLeaks bën bujë duke publikuar një video të një aksioni ushtarak të ndërmarrë në Bagdad, Irak, ku në të bien pre’ të sulmit dy gazetarë të reuters, si dhe dy fëmijë. Pentagoni do ta komentonte si aksidental këtë pasojë të atij aksioni duke u munduar të shmangë vëmendjen publike nga ky rast. Në korrik 2010 WikiLeaks bën partnere në kauzën e saj, të përditshmet New York Times, The Guardian dhe Der Spiegel, për të rritur impaktin dhe për t’u afruar më shumë me audiencën mbarë-Botërore.
Në orën 22:30 të 28 nëntorit 2010, WikiLeaks, trondit Botën, ajo publikon sasinë më të jashtëzakonshme të dokumentave sekrete për diplomacine perëndimore (kryesisht diplomacisë Amerikane), që ka parë ndonjë herë njerzimi. Fokusi kryesor është operimi i Shteteve të Bahkuara, i politikës amerikane në tërësi. Në dosjet perfshihen opinione dhe raporte mbi sjelljet publike si dhe jo-publike të kryetarëve të shteteve të Evropës. Në dosje përfshihen raportet SHBA-Botë Lindore dhe pozicioni me aleatët (përfshirë këtu dhe Arabinë Saudite, aleatja kryesore e SHBA-ve dhe njëkohësisht ndër financueset kryesore të Al Qaeda-së).
Ja ku Media nxorri dhëmbët, deri tani po duket qartë, ajo e friksoi, media e shkundi politikën, kjo duket nga reagimet që ndodhën fillë pas këtyre publikimeve: Për Julian Assange në 18 Nëntor 2010 Gjykata e Stokholmit (Suedi) lëshon një urdhër arresti, me akuzën ngacmim dhe mardhënje kundrejt dëshirës ndaj dy femrave. Më 20 Nëntor bëhet e mundur futja e emrit të Assange-it në listën e të kërkuarve ndërkombetarë nga Interpol-i. Më pas është bër e mundur nxjerrja e një urdhër arresti për vendet e BE-së, në kuader të sistemit Shengen, bllokimi i pasaportës së Assange-it. Pas datës 28 Nëntor, autoritetet e larta Austrialiane deklarojnë se Australia do të kërkojë një hetim të aktivitetit të Julian Assange-it, si dhe të WikiLeaks, njëkohësisht ata shprehen se mbështesin deklaratën e Pentagonit që ky akt është tërrorizmi më i ri dhe me i rezikshëm i demokracisë në Botë dhe që Assange është i superkerkuar.
Media dhe politika nuk mund të bashkë-jetojnë, nga një bashkë-jetesë e tyre lind vetëm nënshtrimi dhe tirania, këtë na e ka mësuar historia, Lufta e I dhe Lufta e II Botërore, Lufta e Ftohtë… propaganda, agjitacioni, manipulimi i masave… të gjitha këto ide të një politike për kontrrollin e informacionit, kontrollin e masave… masë që na del e kontrollueshme nga media, që sot më shumë se kurrë verteton që mund të eci edhe vetë, pa u ndikuar nga politika, dhe që… Po! Media mund të jetë e lirë, e lirë në kuptimin e vërtetë të fjalës!