Radovan Karadžić do vdesë në burg!

Më në fund dhembjet e Luftës në Bosnje morën njëfarë lehtësimi.
——————————–

karaxhicKaradžić u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Ish-lideri serb, tashmë 70-vjeç, u shpall fajtor nga Gjykata e Hagës për 10-të nga 11-të akuzat për krime lufte.

Ai u dënua me 40 vite burgim, dënim që gjithsesi nuk i jep qetësi boshnjakëve, të cilët përballë serbëve të sotëm do të vazhdojnë të ndeshen me idenë e këtyre të fundit se Haga po dënon një Hero.

Pas vendimit kryeprokurori i çështjes Serge Brammertz, tha:

“Momente të tilla duhet të na kujtojnë se për konflikte të panumërta të botës së sotme, miliona viktima presin Drejtësinë, dhe kjo seancë tregoi se Drejtësia mund të jepet!”

Leave a comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.