“Republika e Rrëmujës”, një cikël prishjesh dhe ri-ndërtimesh.

Ndërtime pa lejeDuke pasur parasysh kostot dhe risqet ligjore, ndërtimi i objekteve pa leje është një shpenzim shumë i madh, përveçse (mbi të gjitha) parash edhe shpenzim energjie. Shpenzim energjie për t’i ndërtuar, njëjtë sikurse për t’i shembur, aq më tepër me eksploziv.

Pra shpenzim për t’i ngritur e shpenzim për t’i shembur. Në të dyja rastet vendi ynë shpenzon energji, para, burime njerëzore, krah pune, territor të shfrytëzueshëm e të pa-shfrytëzueshëm, e mbi të gjitha shpenzon kohë. Në një kohë kur problemet, sidomos ato sociale, gëlojnë, ne rendim në vendnumëro pas shpenzimeve të pa-arsyeshme dhe pa-logjike, rendim pas ilegalitetit nën demagogjinë se në një të nesërme ilegalja jonë do të legalizohet. Ndaj kjo rendje bëhet garë në kohë fushate.

Por teksa ne rendim të verbuar në këtë drejtim, drejt nesh vijnë bumerang demagogët tanë që rendin me prepotencë të tregojnë se gjoja do të vendosin rend, se do të sistemojnë të gjithë rrëmujën. Rendin të vendosin frikën dhe pastaj askush nuk ndërton më (të paktën pa leje).

Vetë zgjedhja e mënyrës së prishjes së këtyre objekteve, (pra me eksploziv) është një mënyrë për të ngjallur frikën. Frika është ajo çka në bazë të përvojës historike identifikon për ne autoritetin, identifikon Shtetin. Tashmë të frikësuar ne nuk do të bëjmë më rrëmujë, ndërsa demagogët tanë do mundohen që me spektakle piroteknike të na mbushin mendjen se po e rregullojnë atë.

Dhe kështu vazhdohet cikli ynë “prish, për të ndërtuar diçka që do të prishet” dhe rrëmuja mbetet po e njëjtë por thjesht në periudha të caktuara nuk flitet për të.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.