Gjysmë-Unaza e Vogël e Tiranës!

veliaj-inspekton-punimet-te-unaza-e-vogel-2Ka kaluar pothuajse një vit që kur Qendra e kryeqytetit zuri të “transformohej” sipas planit “belg” (Studio 51N4E) që u zotua të aplikonte Bashkia e Tiranës. Por një nga elementët e këtij transformimi “Unaza e Vogël” rezulton të jetë pjesa më e dobët e projektit të zbatuar deri më tani.

Ajo që parashikohej t’i jepte zgjidhje trafikut dhe ta lehtësonte punën në Sheshin Skënderbej, në fakt e ka bërë edhe më kaotike situatën, pasi projekti është gjysmak dhe dihej që në fillim që s’mund të zbatohej.

Pse projekti i “Unazës së Vogël” nuk mund të zbatohej?
Si fillim duhet të themi se koncept-ideja ka ekzistuar që në vitin 1976. Ndryshimet që mendonin arkitektët e asaj periudhe në Qendrën e Tiranës, shkonin në linjën e funksionalitetit dhe mundësive novative që u jepte koha. Dokumentari “Kryeqyteti ynë” (Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit; 1976), dëfton se Tirana e asaj periudhe konceptohej me “përmirësime esenciale për sa i përket rrjetit rrugor”, përmirësime që parashikonin krijimin e një “Unaze të Brendshme”/”Unazë e Vogël”.

Sidoqoftë ideja e ndërtimit të Unazës që përshkron arkitekt Misko në dokumentarin “Kryeqyteti ynë” nuk u zhvillua kurrë. Rreth 30 vite më vonë, koncept-ideja e një Unaze në Qendër, u rikthye me të ashtuquajturin “Plani Francez”. Madje duhet thënë se filloi dhe zbatimi i saj. Por vula përfundimtare që një Unazë “alla Misko” s’do ndërtohej kurrë, u vu kur në punimet në Rrugën Murat Toptani u gjendën rrënojat e Kalasë së vjetër të Tiranës.

Këto gjetje arkeologjike ndryshuan përfundimisht dhe shfrytëzimin përfundimtar të rrugës, nga një segment automobilistik ku parashikohej të kalonin edhe linja urbane, në një zonë pedonale. Kështu pra me zbulimin e këtyre rrënojave projekti i “Unazës së Vogël” ishte i pa-zbatueshëm.

Po ç’Unazë të Vogël kemi sot?
Sot kemi një Unazë të sajuar. Eshtë ndërtuar vetëm një segment nga ideja fillestare (segmenti prapa Hotel Tiranës dhe Rruga e Barrikadave) dhe propagandohet si “Unazë e Vogël”. Qarkullimi i automjeteve është sajuar përmes Rrugës Abdi Toptani në krah të Bashkisë së Tiranës (dhe jo në pedonalen Murat Toptani), duke kaluar aty më shumë se tre linja të transportit publik, dhe gjithë intensitetin e trafikut të Qendrës.

This slideshow requires JavaScript.

Në media të ndryshme u qarkullua një foto sipas së cilës segmenti jugor i “Unazës së Vogël” përfshinte dhe një pjesë të Bulevardit Zhan D’Ark. Integrimi me Unazën ekzistuese praktikisht e asgjëson tërësisht si “projekt-ide” Unazën e Vogël dhe vetë qarkullimin unazor të qytetit.214722_4

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.