Programi elektoral, çfarë premton PS dhe PD për zgjedhjet e 25 prillit?

Prej 25 marsit 2020 e deri në mbrëmjen e 24 prillit, partitë politike në Shqipëri nisin fushatën zgjedhore, fushatë që ndryshe nga çdo vit tjetër, kësaj here kushtëzohet jashtë mase nga pandemia e COVID-19.

Deri më tani nga dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë deklaruar si premtime elektorale pikat si më poshtë:  

Partia Socialiste premton për vitet 2021-2025:

  • Rritje me 20-25% të pagës minimale nga 30,000 lekë/muaj në 38,000-40,000 lekë/muaj;
  • Rritje deri në 30% të pagave në administratë duke synuar rritje 15% të pagës mesatare nga 72,000 lekë/muaj në 85,000 lekë/muaj;
  • Rritje 40% të pagave të mësuesve dhe mjekëve;
  • Taksat mbi pagën: 0 për pagat minimale; 13% për pagat 40,000-250,000 lekë/muaj; 23% për paga më shumë se 250,000 lekë/muaj; 24.5% sigurimet shoqërore;
  • Taksat për sipërmarrjet e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë/vit: 0 tatim mbi fitimin dhe 0 TVSH – deri në vitin 2029;
  • Taksat për sipërmarrjet e mëdha: 15% tatimit mbi fitimin; 20% TVSH;
  • Grante 5 mijë euro për emigrantët që kthehen dhe hapin sipërmarrje në Shqipëri;
  • Fond 5 herë më të madh për të mbështetur “Start-Up”-et;

Partia Demokratike me “Aleancën për ndryshim” premton për vitet 2021-2025:

  • Rritje me 16.5% të pagës minimale nga 30,000 lekë/muaj në 36,000 lekë/muaj;
  • Rritje 50-60% të pagave të arsimtarëve; deri në 700-1,200 euro për infermierët dhe mjekët;
  • Rritje të pensioneve sa dyfishi i normës së inflacionit vjetor – jo më pak se 5% çdo vit;
  • Taksa mbi pagën: 9% tatimi mbi të ardhurat për pagat mbi 30,000 lekë/muaj; 18% sigurimet shoqërore (9% punëdhënësi/9% punëmarrësi);
  • Taksat për sipërmarrjet e vogla: 0.5% tatim mbi fitimin; 0 TVSH;
  • Taksat për sipërmarrjet e mëdha: 9% tatim mbi fitimin; 9% TVSH;
  • Fond 100 milionë euro për subvencionet e fermerëve çdo vit;
  • Dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë;
  • Bonus 180,000 lekë për bebet me pagesa mujore 3,000 lekë/muaj – deri në 5 vitet e para të jetës;
  • Ulje me 24 lekë/l të karburantit me anulim të taksave mbi të;
  • Ulje e çmimit të energjisë duke rikthyer fashën e konsumit deri në 300 kwh/muaj;
  • Mbulim i tarifave të studimeve për 90% të studentëve;
  • Hapje të 110,000 vendeve të punës;
  • Kredi të buta me 0% interes (interesin e merr përsipër shteti) për 5,000 çifte të reja çdo vit;

One Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.