Një grup të rinjsh nga Sllovakia e Çekia vizitojnë Shqipërinë, njëri prej tyre bën “tattoo” shqiponjën

Viktor Cabúk, Jakub Kozák, Peto Gábriš, dhe Andrej Hudek janë një grup të rinjsh nga Sllovakia, të cilët vizituan Shqipërinë këtë javë. Një udhëtim, që nisi me Shqipërinë, për të vazhduar më pas me Malin e Zi dhe Kroacinë, përfundoi me plot aventura dhe me një dashuri për Tiranën dhe shqiptarët, dashuri që u nguros me një tatuazh në parakrah nga Andrej.

Së bashku me David Friedel, një mikun e tyre çek, ata thanë se kishin dëgjuar shumë pak për Shqipërinë. “Dinim vetëm se ishte vend musliman, kaq, madje kur u thamë shokëve të tjerë që po shkonim të shihnim Shqipërinë, na e bënë sikur do kalonim kot, por këtej është realisht shumë bukur, njerëzit na pëlqejnë janë tejet miqësor, plus vendi të ofron shumë mundësi” – tha Jakub, i cili në Sllovaki tha se studionte për informatikë. E vetmja gjë të cilën nuk është se e kishin shumë për qejf nga Tirana, ishte moti i ngrohtë, kjo si duket për faktin se miqtë nga Sllovakia s’janë mësuar me të tilla temperatura.

20623484_1413537225368248_1234356610_o
Matilda Karcanaj me miqtë nga Çekia dhe Sllovakia David, Jakub, Viktor, Peto dhe Andrej

Në fakt grupi i djemve, ishin përgjithësisht studentë të informatikës dhe juridikut, 21-23-vjeçar. Prej tyre më “tipi” ishte Andrej, i cili deri në adoleshencë tha se kishte jetuar në Birmingham të Britanisë së Madhe. Andrej na tha se ajo që i pëlqente më shumë nga Shqipëria ishte konjaku.

“Skënderbeun s’e njihja fare, as si hero tuajin kombëtar dhe as si konjak, por duhet të them se konjaku më pëlqen më shumë se sa heroi” – tha ai duke qeshur, por përtej konjakut ai tha se i pëlqente edhe flamuri, e veçanërisht shqiponja.

“Në vendin tonë miqësia ofrohet me alkool, nëse dikush ta pranon alkoolin atëherë ai bëhet miku yt më i mirë, kjo gjë më duket se këtu te ju nuk është” – shtoi më tej Andrej, i cili tha se kishte socializuar mjaft me të rinjtë në Tiranë.20641479_1413567125365258_2111823086_o

“Të gjithë të tregohen miqësor, për shembull ne s’e dinim rrugën, por vetëm duke pyetur arritëm t’i gjenim të gjitha vendet që dëshironim. Në Çeki, por dhe në Sllovaki, askush s’ta var dhe s’të flet në rrugë. Ne jemi disi më të ftohtë” – tha David.

Më tej djemtë treguan për vendin e tyre, se cili është dallimi mes çekëve dhe sllovakëve. Këtu ata bënin batuta gazmore me mikun e tyre çek që kishin me vete në këtë udhëtim. U pëlqeu historia e shqiptarëve dhe Jakub tha se ishte gjë e bukur kur dëgjonte që një popull ndihmonte një tjetër për të fituar lirinë, edhe pse në këtë pjesë për Kosovën, e kishin pak si të vështirë ta kuptonin se ata dhe shqiptarët janë një.

20629913_1413567158698588_1621693184_o (1)
Peto dhe Andrej duke qethur Davidin, shokun e tyre çek

Historia e vizitës së tyre kishte zanafillën 3 vite më parë, kur Matilda Karçanaj dhe Lutjona Lula – dy studente shqiptare – u njohën me Jakubin në një kamp veror në Rusi. Asokohe dy vajzat shqiptare po përpiqeshin t’u mësonin të huajve të kampit për gjuhën dhe për vendin tonë. Jakub, për t’u treguar për vendin e tij, me gjithë tëpranishmit, organizoi fillë pas atij kampi një ribashkim në Bratislavë të Sllovakisë e pas saj, radhën për ta vizituar e kishte Shqipëria, ku Matilda dhe shoqja e saj do t’u tregonte gjithëçka.

Grupi, i cili shoqëronte çdo aventurë me një kamera, na tregoi se kishte kaluar momente tejet gazmore si për shembull qethjen e Davidit në rrugë. Por një nga gjestet më domethënëse ishte ai i Andrejt. 21-vjecari sllovak bëri tatuazh shqiponjën.

“Eshtë një mënyrë e këndshme që të kujtosh një vend që viziton. Ju keni një simbol shumë të bukur kombëtar. Shqiponja juaj më pëlqen shumë. Eshtë hera ime e parë që e vizitoj dhe dua ta mbaj mend përherë” – tha Andrej, i cili shtoi se nuk e vriste mendjen për faktin se nëpër Evropë do ta ngatërronin për Shqipëtarë.

Andrej tha se mirënjohjen që pati nga vendasit për tatuazhin, e gëzoi menjëherë sapo hyri në një dyqan. Sllovaku 21-vjecar tha se fitoi menjëherë respektin e shitësit, i cili e qërasi atë me një birrë. “Më ofrove birrë, atëherë po që jemi bërë miq, ja kjo është gjuha e miqësisë që i thyen kufijtë” – tha Andrej.

This slideshow requires JavaScript.

Interesante ishte se në Tiranë, miqve tanë u pëlqeu shumë liqeni artificial. “Duket si një mini-Gjenevë, dritat, qetësia, parku e pastaj të rinjtë në të, janë super” – u shpreh Peto Gábriš.

Një grup që me gjasa nuk kishte shumë gjëra ndryshe nga të tjerët që vizitojnë Shqipërinë, por që morën me vete një kujtim që të paktën Andrejt do t’i mbetet përgjithmonë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.