Martin Fletcher shkruan në “Financial Times” për mbresat që pati në udhëtimin e fundit përmes Bjeshkëve t’Namuna.
Në reportazhin plot detaje të tij, nuk mund të mungonte ndotja e Liqenit të Komanit.
“…bukuria e liqenit qe prishur nga mijëra shishe plastike që fluskonin në sipërfaqe” – shkruan Fletcher diku nga fillimi.
Kur e lexova më erdhi ndërmend loja që bëra me tim vëlla në udhëtimin e fundit për në Alpe këtë verë.
Në traget, duke lundruar Komanit, im vëlla zgjodhi shkopinjtë, unë shishet plastike.
Duhej t’i numëronim sa herë na u shfaqte ndonjë përsyve, e pastaj kush kishte numëruar më shumë në fund, fitonte.
Por gjithçka përfundoi shpejt sapo unë duke numëruar shishet e kaperceva 100-shen e parë ndërsa ai ishte ende te dyzetë e caja.
Shishet kishin thyer raportin e natyrës!
Më shumë shance kishte të kish rënë në liqen një shishe plastike se sa ndonjë shkop a degëzë peme e pyjeve përbreg Komanit!