“Takim” me Robinson Kruzon në Valbonë

E ke menduar ndonjëherë të lësh gjithçka pas dhe të nisesh për ndonjë udhëtim të gjatë?! Aq të gjatë sa të të duket i pafundë…

Fiks këtë gjë e mendoi 27-vjeçari Gonçalo Madeira rreth katër muaj më parë kur nisi një rrugëtim fantastik dhe plot aventura nga Portugalia, për në Spanjë, Francë, Gjermani, Austri, Slloveni, Kroaci, Bosnje, Mal të Zi dhe më pas në Shqipëri. Gonçalon pata fatin ta takoj gjatë një trajnimi veror të organizuar nga GIZ-Albania. Ishte dita e dytë e tij në Valbonë dhe kishte ardhur pas një shtegtimi të gjatë nga Thethi. Në anën perëndimore të Alpeve kishte kaluar prej shtegut malazez. Me të kaluar kufirin, një shkodran me emrin Toma i kishte mundësuar atij udhëtimin nga kufiri për në Bogë, atje ku qe vendosur fillimisht, për të nisur më pas shtegtimin me këmbë permes Alpeve shqiptare.

I lartë rreth një e tetëdhjetë, me hije tipike të ndonjë personazhi filmash – një shoku im i shkollës verore, Arditi, e pagëzoi me nofkën Robinson Crusoe – portugezi ishte flokëgjatë, mjekrosh, me një palë syze stil të vjetër. Tip tejet gazmor. Interesant sepse udhëtimin e kishte nisur duke lënë punën në një kompani ndërkombëtare si Microsoft në Lisbonë dhe kishte përfunduar studimet për neuro-shkencë. Tani?! Punonte punë të rëndomta pa pagesë thjesht për të marrë në këmbim strehë dhe ushqim gjatë shtegtimeve.

img_0194.png“Që në fillim kisha si synim t’i largohesha monotonisë, rutinës dhe asaj skllavërisë së kapitalizmit për një jetë të varur nga gjëja materiale, puna në zyrë dhe nevojat e rreme. S’e kam me qejf më të punoj për dikë, i cili kërkon thjesht të më shfrytëzojë. Mundohem që në shtegtimet e mia të mbaj kosto sa më të ulët. Të mos shpenzoj para. Të lëviz me mjete të çastit ose duke bërë hiking” na tregoi Gonçalo teksa Arditi i përgatiti një video-profil enkas për shkollën verore.

Udhëtari ynë i pazakontë nuk ishte i çmendur. Në vendet e tjera evropiane, përdorte një aplikacion të quajtur “work-away” me të cilin njerëz të ndryshëm afishonin oferta pune vullnetare në këmbim vetëm të akomodimeve. Kështu duke punuar me gjëra të zakonshme, si druvar, murator, apo punëtor krahu, ai kishte mundur të kalonte 8 vende për katër muaj, pa shpenzuar – pothuajse – asgjë. Ndërkohë ai edhe pse mbante një plan për të mos përdorur para, kishte menjëanë një plan rezervë për situata emergjence.

“Ruaj gjithmonë një sasi parash, me të cilat mundem të blejë një biletë kthimi për në Lisbonë” u shpreh flokëgjati i ngjashëm me ndonjë pirat apo aktor filmash. Por si ia bënte ai me familjen që kishte në Portugali?! Kontaktet i mbante thjesht me ndonjë mesazh në “whatsapp” të cilin mund ta shkurante në ndonjë vend ku mund të lidhej me rrjetin. Gonçalo na tha se kishte plot miq të cilët i kishte lënë pas në Lisbonë dhe që ishin të magjepsur nga guximi që kishte për të ndërmarrë një udhëtim të tillë.

IMG_0191“Plot miq të mi më thonë se kjo që po bëj është një aventurë e jashtëzakonshme. Njëri prej tyre do mund të më bashkohet pasi të përmbyllë studimet. Shumëkush më pyet se kur do të mbarojë ky shtegtim… unë s’di t’u jap një përgjigjje, por dua që mos të mbarojë kurrë” – na tha 27-vjeçari, i cili na tregoi planin që kishte, të udhëtonte për në Kosovë, më pas në Maqedoni, Greqi, Turqi e gjetkë, për në Azi. Dëshira e tij për këtë aventurë, e ushqente të bënte plot fotografi, të mbante një ditar me synimin për të shkruar një libër dhe ëndrra e vërtetë ishte që një ditë të blinte një tokë, të cilën do të mund ta punonte dhe ta gëzonte vetë në një nga vendet që kishte udhëtuar.

Ajo që më bëri përshtypje nga ky njeri, nuk ishte vetëm gjëja e pazakontë që po bënte, por edhe thjeshtësia me të cilën i shihte gjërat. Për të, malazezët, ishin të njëjtë me portugezët. “Përtacë që rrinë vetëm nëpër plazhe!”. I thashë se pak-a-shumë, me këtë sjellje përtacie, të gjithë ne ballkanasit jemi të njëjtë dhe mbase mund të quhemi të gjithë portugezë. S’i një luzitan atipik, s’e kishte qejf futbollin. Fliste me dashamirësi për njerëzit që kishte takuar deri më sot dhe Alpet i dukeshin me një panoramë marramendëse.IMG_9534 (1).JPG

Më la mbresa mënyra e tij krejt e thjeshtë për t’i gjetur shtigjet: “kur humbas rrugën, thjesht ndjek ndokënd që mund të më dalë përpara, ose nëse di të flasë ndonjë gjuhë që e di, e pyes”. Mënyra pa komplekse për të folur me të huajt dhe dëshira për ta çuar përpara aventurën e tij të pazakontë.

Fiks… a thua të ishte Robinson Crusoe…

Por, Crusoe kërkonte dhe ia doli të kthehej në shtëpi, pas 28 vitesh… ndërsa Robinsoni ynë që takuam në Valbonë, dukej qartë se s’donte të kthehej më pas në shtëpi. I dashuruar verbësisht nga natyra, kjo jetë nomade ishte tashmë gjaku dhe fryma e tij.

Ju ftoj të shihni disa nga fotot që Gonçalo ndau me ne nga udhëtimi i tij:

IMG_0195

DSC_0011

DSC_0063

DSC_0066

DSC_0080

DSC_0114

DSC_0194

DSC_0274

DSC_0289

DSC_0402

DSC_0464

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.