Plot yje që bien, mos i humbisni fotot nga një natë vezulluese në Luginën e Valbonës

Dy javë pas hënës së përgjakur, një tjetër aventurë me kundrimin e qiellit natën më qëlloi ta përjetoja në Valbonë. Pas fenomenit të jashtëzakonshëm të eklipsit të kuq, i cili zgjati disa orë, aventura e radhës nuk kishte hënë, por një qiell plot e përplot me yje që binin. Ndezja e qiellit me yje është një tjetër mundësi përrallore që – krahas shtegtimeve dhe kulinarisë – mund ta shijosh në parkun kombëtar të Valbonës.

Mungesa e zonave urbane pranë dhe e ndotjes që shkaktojnë qytetet, bën që qielli të mos ketë smok në Alpe dhe të jetë pasqyrë natën. Aq pasqyrë sa që, atmosfera, të të kujtojë filmat fantashkencë të tipit “Star-Wars” apo “Star Trek”. Kur vështron një qiell plot me yje, kupton se sa e vogël është bota përballë gjithë asaj gjithësie yjesh.

FOTO YJE 4Kundrimin e yjeve e kisha provuar edhe më parë në Alpe. Në Shalë, Theth edhe në Valbonë, por atmosfera e natës së 4 gushtit, ishte krejt tjetër gjë. Pas dy ditësh me shi, mbrëmja e së shtunës e gjeti luginën të kthjellohej nga një ndriçim i jashtëzakonshëm yjesh. “Rruga e Qumështit”… “Arusha e Madhe”… apo yjësi të ndryshme të cilat i ke dëgjuar shpesh, mundeshe t’i shihje me sy të lire, kjo pasi Hëna dritëvërbuese e natës nuk dukej gjëkundi.

Me grupin e trajnimit të shkollës verore të organizuar nga GIZ, u pajisëm me disa elektrikë dore dhe duke marrë me vete aparatët fotografikë rendëm për një shtegtim të vogël buzë malit të Kollatës. Mos kujtoni se ishte diçka e frikshme, sepse s’ishte aspak e tillë.

Malet rrinin në errësirë dhe përthithnin vezullimet. Me gjumin e tyre nuk ia prishnin aspak sfondin qiellit duke i lënë plot vend yjeve aq saqë, ndryshe nga ç’bëjnë ditëve, nuk ta trembnin syrin me lartësitë.

Me të vendosur aparatet, shkrepjet disasekondëshe, shoqëroheshin me të gjithë grupin që s’i ulnin kokat nga drejtimi së larti. Disa prej nesh u shtrinë përdhe mes luleve dhe erës së malit. S’ke parë ndonjëherë yll që bie? Po yje të tëra që bien?! Epo mos e humb kurrë një mundësi të tillë, shko në ndonjë mal gjatë gushtit dhe prit për natën e vezullimeve…

Si është ajo shprehja? “Mendo një dëshirë për aq here sa shikon një yll që bie”?!… Mund t’ju them se kjo shprehja është fiks për nga e pazakonshmja e së kundruari një fenomen të tillë në zonat urbane, sepse në Valbonë pamë plot të tilla.

Nga fotot që bëmë, disa prej tyre edhe i fiksuam me aparate. Ju ftoj t’i shijoni dhe pse jo, të frymëzoheni edhe më tepër që ta shijoni natyrën sa më shumë.

FOTO YJE 9FOTO YJE 1FOTO YJE 8FOTO YJE 2FOTO YJE 5FOTO YJE 11FOTO YJE 7FOTO YJE 3


Fotot u realizuan nga Enis Mehmeti dhe Gledis Hoxha.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.