Dhunë në stadiume kishte edhe në kohën e Enverit dhe policia s’i bënte dot derman…

Java e parë e kampionatit të 80-të të futbollit shqiptar qëlloi me një ngjarje të shëmtuar. Sfida hapëse e këtij sezoni, Skënderbeu-Partizani, u nxi nga dhuna që zuri mes tifozerive. Mungesa e policisë u përmend në media si arsyeja e përshkallëzimit të dhunës. Në fakt ndryshimet ligjore të vitit 2017 bënë që për herë të parë policët e rendit të mos ishin më prezent në tribuna, por njëjtë sikurse në botën perëndimore, organizimi dhe mbarëvajtja e ndeshjeve të futbollit t’u lihej në dorë kujdestarëve (stewards) dhe shërbimeve private të sigurisë fizike.

Çdo gjë shkoi mirë në përballjen e Superkupës, Skënderbeu-Laçi…

Por ngjarja e parë e dhunës, që ndodhi në kampionat, bëri që Federata Shqiptare Futbollit ta cilësojë si “amendim të parakohshëm ligjor” ndryshimin e ligjit për “Sportin” dhe njëkohësisht si “lëkundje e sigurisë publike në stadiume”. Fillë pas deklaratës së parë për shtyp, FSHF lëshoi një tjetër komunikatë ku i bënte thirrje Policisë së Shtetit që të “jetë prezente në të gjitha impiantet sportive”. Federata “përdori” ngjarjen e parë të dhunës, për të argumentuar se policia “është më se e domosdoshme për garantimin e sigurisë publike“.

Me komunikatat e bëra për shtyp, Federata nuk bëri gjë tjetër veçse tregoi dhe njëherë se vazhdon të refuzojë së pranuari si problematikë dhunën në sportin shqiptar. Adresimi i kësaj problematike drejt klubeve, institucioneve të kulturës dhe të rendit – si dhe heshtja në sintoni nga ana e këtyre të fundit – është një tjetër tregues i kësaj gjendjeje.

Por duhet thënë se kjo gjendje ka më tepër se 40 vite që vazhdon të jetë kështu.

Po! Eshtë e vërtetë. Dhuna ishte e pranishme në stadiume – dhe jashtë saj – edhe në kohën e komunizmit, pavarësisht se nostalgjia ka deformuar kujtesën në të atillë mënyrë saqë pak-kush të mund ta thotë këtë gjë.

Edhe asokohe sistemi i kaluar – që kishte një sistem policor prej diktature – nuk e pranonte thelbin e problematikës ndërsa e konsideronte dhunën si “shfaqje të huaj”. Regjimi i Hoxhës nuk e pranoi kurrë dhunën në sport si një problem që vinte si fillim prej kulturës dhe nivelit të ulët sportiv – Partia e luftonte profesionalizmin në sport, për qëllime ideologjie, synohej masivizimi dhe jo zhvillimi si profesionist dhe elitar – dhe më pas si pasojë e organizimeve pa meritokraci në gara.

Vitet 1977-1979 përmbajnë disa nga ngjarjet më të shëmtuara të sportit shqiptar, gjë që faktohet nga dokumente zyrtare të shtetit. Në këtë periudhë u përjashtuan me afate të ndryshme – deri përgjithmonë – 30 sportistë, 10 trajnerë dhe 19 gjyqtarë. Pas ngjarjesh të përsëritura të dhunës – kryesisht në futboll – institucionet kryesore urdhëruan mbajtjen e një raporti mbi të ashtuquajturën “shfaqje të huaja në fushën e sportit”. Gjuha e përdorur në këtë raport identifikon si “tifozllik të sëmurë” dhe “vandalizëm” pjesën më të madhe të akteve, ndërsa presionin më të madh për “gjendjen” e “vuajtën” Komiteti i Kulturës Fizike në Sported he Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Për ta kuptuar më mirë se cilat ishin ngjarjet, ja disa prej tyre:

ngjarje te tjera“Në vitin 1977 në stadiumin e qytetit të Shkodrës, gjatë ceremonisë së mbylljes së kampionatit, tifozë të sëmurë hodhën gurë dhe ofenduan ekipin e “Dinamos”, që fitoi titullin kampion”.

123.jpg“Pas ndeshjes në fushë dhe në autobus, tifozët e rrethit të Vlorës ofenduan dhe goditën me gurë ekipin e futbollit të “Partizanit”. Po në rrethin e Vlorës, menjëherë pas ndeshjes me “17 Nëntorin”, tifozët qëlluan autobusin me gurë duke i thyer xhamat. Në qytetin e Fierit, pas përfundimit të ndeshjes, me “Butrintin” e Sarandës, tifozët e Fierit qëlluan me gurë autobusin, i thyen xhamat dhe plagosën një sportist”

Veprime të kësaj natyre kanë vazhduar edhe në vitin 1978.

“Në qytetin Stalin tifozët qëlluan me gurë dhe plagosën gjyqtarin e ndeshjes.”

Veprime të tilla vazhduan edhe vitin 1979.

“Gjatë lojës, si dhe pas saj, tifozët e Selenicës goditën me gurë dhe llastiqe ekipin dhe autobusin e Bilishtit. Pas ndeshjes midis ekipeve “Dajti” dhe Ylli i Kuq” i Pogradecit, një lojtar i “Dajtit” goditi gjyqtarin anësor.”

17-nentori.jpg“Më 28 shkurt 1979 (ndeshja Besa- 17-Nëntori) tifozët e rrethit të Tiranës dhe të Durrësit, kryen veprime antisocialiste të vagabondazhit ndërmjet tyre e me udhëtarët dhe dëmtuan rëndë trenat e ndërtesën e stacionit të Kasharit.”

Duke risjellë në vëmendje periudhën 1977-79 mundet të kuptojmë se nuk është prezenca e autoriteve të sigurisë, apo “vigjilenca” ajo që mund ta zhdukë dhunën në sporte – sepse kur vjen puna për këtë pjesë, zor se ia merr kush sistemit komunist – por qasja e hapur, e qartë dhe me një politikë me vizion, e cila mund të diktojë/zhvillojë kulturë sportive te futbollistët dhe tifozët dhe po kështu meritokraci në rezultatet e ndeshjeve.

Prandaj, FSHF bën gabim që kërkon të rikthejë policinë në tribuna, pasi në të tillë mënyrë thjesht sa i largohet përgjegjësive dhe nuk e pranuan thelbin e problematikës – mungon vullneti dhe politika e duhur. Po kështu të gjitha institucionet e tjera, bëjnë jashtë mase gabim, që e neglizhojnë këtë çështje dhe lejojnë që fenomeni i shfrenuar i “huliganizmit” të promovohet rëndomtë si mënyra më e mirë për të mbështetur skuadrat e futbollit.


Më poshtë “Raporti” – Sekret – i mbajtur për Këshillin e Ministrave mbi “Disa shfaqje të huaja në sport dhe masat që po merren për evitimin e tyre”. Pjesë e Dosjes nr. 598 – 1979.

 


Informacionet arkivore janë nxjerrë në sajë të bashkëpunimit me Institutin për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC).

2 Comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s