Prej rreth tre vitesh kam një makinë nafte prodhim i vitit 2007. Mbaj mend se kur e mora të importuar nga Bolonja në Itali, pas vetëm një jave përdorimi nuk m’u ndez më. Pse? Sepse – sikursemë thanë më pas – papastërtitë e karburantit që i hodha diku nga Brryli në Tiranë, kishin çarë filtrin e naftës. U desht që ta dërgoja makinën në servis. Pastrim serbatori, filtër të ri nafte dhe rimbushje nga e para. Kostoja ishte ca e kripur, por ishte për të zënë mend.
Pas kësaj nisa të pyes këdo se ku furnizohen me karburant dhe se kush prej stacioneve që gjenden në kryeqytet kanë cilësi më të mirë. Mes morisë së alternativavetë propozuara një stacion pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi m’u bë goxha i njohur. Kështu vendosa të furnizohem gjithmonë atje.
Deri sot nuk kam ankesa nga cilësia, por një fakt më ka bërë mjaftueshëm kurioz sa të shkruaj në blog. Te kjo pika e karburantit s’mbaj mend të jetë ulur ndonjëherë çmimi dhe pikërisht për sa i përket tij, atje nuk reklamohet njëjtë si në pikat e tjera. Pse? Ehhh…sepse çmimi atje është gjithmonë më i lartë se tregu dhe asnjëherë nuk ulet.
Me një të kërkuar në internet, kuptova se kjo gjë – pra mos-ekspozimi si duhet i çmimit – është i kundraligjshëm.

Neni 15, Pika 5 e Ligjit Nr.8450, datë 24.2.1999 për “Përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre” thotë se “në çdo stacion te shitjes së karburanteve duhet të jenë të ekspozuara, në menyrë të dukshme dhe të qartë llojet e karburanteve që tregtojnë, çmimet e tyre, koha e punës dhe sherbimet e tjera që kryhen nga stacioni”.

Për këto tre vite që jam furnizuar aty, di të them se asnjëherë nuk më ka rënë të shoh çmim të qartë tëpasqyruar sikurse në stacionet e tjera. Gjithmonë një fletë A4 e ngjitur në pompën e naftës ka treguar çmimin, i cili nga 2015-ta, që me sa mbaj mend ka qenë 185 lekë për litër, sot tregtohet me 195lekë pa reflektuar asnjëherë ndryshimnga tregu.

Të njohurit e mi më thonëse ky stacion e mban çmimin kaq të lartë sepse e importon karburantin nga Greqia. Nuk di ta them me saktësi, por sidoqoftë kjo punë, karburanti edhe jashtë shtetit ka reflektuar luhatje në çmim këto tre vite, apo vetëm në Greqi dhe në Zog të Zi nuk bie kurrë çmimi?! Boh…
Ps: Postimi nuk ka synim reklamimin e ndonjë pike karburanti, por thjesht të tërheqë vëmendjen e autoriteteve dhe qytetarëve konsumatorë!!!