Fill sapo u mbyt revolta e Spaçit, më 24 maj 1973 nisi kalvari i dënimeve.
Gjykata u zhvendos brenda ambienteve të kampit burg dhe i qëndroi “tullë” udhëzimeve terroriste që vinin nga udhëheqja diktatoriale.
Me pesë çështje të ndryshme, u dënuan pesë grupe me një total prej 60 personash, prej të cilëve katër me pushkatim.
Për tre muaj, deri në fund të korrikut 1973, gjyqtarët dhanë në total 1000 vite burg, ndonëse të gjithë ata të cilët u dënuan kishin edhe nga një dënim tjetër të mëparshëm.
Dinamika e gjyqeve dhe hetuesive “shpejt-e-shpejt” kuptohet qartë nga retorika që përdor Kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela, në mbledhjen e parë të Presidiumit për këtë çështje.
Ai thotë se të dënuarit janë nga “familje denbabaden armiq” dhe e pranon se “ishte e vështirë që të bëhej dallimi mes grupit të të ndaluarve”, por megjithatë ai e mbron vendimin me pushkatim të 4 prej të dënuarve të parë.
Nga shqyrtimi i raportimeve të ndryshme të bëra rreth kësaj çështjeje ndër vite, informacioni më i përmbledhur është si më poshtë:
Grupi I – Katër pushkatime dhe 200 vite burg.
- Pal Zefi, pushkatim
- Skënder Daja, pushkatim
- Dervish Bejko, pushkatim
- Hajri Pashaj, pushkatim
- Dashnor Kazazi, 25 vite burg
- Luan Burimi, 25 vite burg
- Syrja Lame, 25 vite burg
- Sami Dangëllia, 25 vite burg
- Lush Vata, 25 vite burg
- Jorgo Papa, 25 vite burg
- Hodo Sokoli, 25 vite burg
- Luan Koka, 25 vite burg
Grupi II – 301 vite burg për 16 të burgosur.
- Fehti Kumanaku, 25 vite burg
- Pal Marku, 25 vite burg
- Bedri Çoku, 23 vite burg
- Murat Marta, 23 vite burg
- Jonuz Norja, 22 vite burg
- Ndroc Coku, 20 vite burg
- Hasan Hibo, 20 vite burg
- Shuaip Ibrahimi, 17 vite burg
- Dervish Sulo, 17 vite burg
- Mersin Vlashi, 16 vite burg
- Haxhi Bena, 16 vite burg
- Neim Pashaj, 16 vite burg
- Naim Uka, 16 vite burg
- Elez Hoxha, 15 vite burg
- Qemal Demiraj, 15 vite burg
- Tomor Allabeu, 15 vite burg
Grupi III – 226 vite burg për 14 të burgosur.
- Kostandin Papaj, 25 vite burg
- Rexhep Lazri, 20 vite burg
- Sali Çuni, 20 vite burg
- Sherif Allamani, 18 vite burg
- Bashkim Fishta, 16 vite burg
- Fatmir Llagami, 16 vite burg
- Hulusi Pashollari, 16 vite burg
- Bebi Konomi, 15 vite burg
- Njazi Bylykbashi, 15 vite burg
- Agron Xhelili, 14 vite burg
- Mirash Gjoka, 13 vite burg
- Refik Beqo, 13 vite burg
- Nuri Stepa, 13 vite burg
- Gëzim Çela, 12 vite burg
Grupi IV – 187 vite burg për 11 të burgosur.
- Fadil Dushku, 25 vite burg
- Demir Pojani, 25 vite burg
- Gëzim Medolli, 25 vite burg
- Spiro Nasho, 21 vite burg
- Çaush Çoku, 20 vite burg
- Sulo Veshi, 16 vite burg
- Petro Popaj, 15 vite burg
- Muharrem Dyli, 14 vite burg
- Muharrem Isufi, 14 vite burg
- Stefan Kola, 14 vite burg
- Vladimir Prifti, 12 vite burg
Grupi V – 86 vite burg për 7 të burgosur.
- Xhemal Bali, 16 vite burg
- Gjeto Kadeli, 15 vite burg
- Sotiraq Simaku, 15 vite burg
- Napolon Koleci, 15 vite burg
- Bardhyl Fejzullahu, 13 vite burg
- Ferit Avdullari, 12 vite burg
- Hysen Xhani, 12 vite burg
Hetuesit ishin:
- Ali Xhunga
- Dhimitraq Shkodrani
- Dhimo Sinani
- Fejzo Aloçi
- Florian Kolaneci
- Hamdi Meta
- Irakli Kocani
- Irfan Shaqiri
- Isa Halilaj
- Izet Hasani
- Koço Jozefi
- Llambi Gegeni
- Misto Shunda
- Pelivan Luçi
- Rustem Çipi
- Sali Budo
- Seit Sulaj
- Shaban Dani
- Skënder Myftari
- Skënder Sadikaj
- Vangjel Kote
- Vasil Milo
Prokurorët:
- Sotir Vaso
- Zaim Myftari
- Zef Deda
Gjykatësit:
- Hilmi Telegrafi
- Mit’hat Goskova
- Ymer Aliko
- Filip Lako
- Gjin Pali
- Pjetër Nikolli
Publikuar në “Observatorin e Kujtesës” më 25 qershor 2018.
!!!Materiali është përgatitur për Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC). Çdo ri-publikim, duhet të shoqërohet duke u cituar!!!