Këshilla! Ku të gjesh çanta dhe këpucë për hiking

Ke dëshirë të eksplorosh natyrën, të merresh me bjeshktari (hiking), je fillestar dhe nuk ia ke shumë idenë se çfarë duhet të kesh me vete?! Mos u mërzit, ky “post” është posaçërisht për ty!

Kur nisa të shtegtoj natyrën, dilema më e madhe që kisha, kishte të bënte me veshjet dhe pajimet që duhen: “S’kam këpucë të posaçme! S’kam xhup anti-erë, anti-ujë! S’kam shkopinj…” dhe thënje të tjera si këto më bënë shpesh që të tërhiqesha dhe të mos merrja pjesë në plot guida. Por kjo gjë më rezultoi të ishte totalisht gabim! Pa provuar kurrë mos u tërhiq!

Por si i bëhet që rrobat dhe pajimet kushtojnë shtrenjtë?! Mos u mërzit e ka një zgjidhje edhe kjo punë!

Së pari – sikurse e kam thënë edhe në postime të tjera – në shtegtim nuk shkohet për t’bërë të bukurin/bukurën, por për të shijuar natyrën! Prandaj, me rëndësi nuk ka dukja, se sa funksionaliteti i pajimeve dhe rrobave që ne kemi!

Këshilla ime është: shih në pikat e rrobave të përdorura, mund të gjesh gjëra me mjaft leverdi: këpucë, atlete, çanta, çadra dhe madje edhe ganxha, sëpata apo çekanë perfekt për alpinizëm (nivel që kërkon përgatitje më të lartë se sa shtegtimi i thjeshtë).

Ku mund t’i gjesh?! Ja t’i them unë disa.

Një dyqan që shet këpucë ndodhet në rrugën e “Elbasanit“. Aty ti mund të gjesh jo vetëm këpucë për të dalë, por edhe atlete dhe kambale për hiking me çmime nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë.

Po me të njëjtin çmim mund të gjesh edhe çanta fiks për hiking. Një dyqan që shet të përdorura në rrugën “Reshit Petrela” – te ish-Stacioni i Trenit – mund të të ndihmojë fiks për këtë punë.

Dyqane të tjera që shesin çanta dhe pajime me leverdi janë në rrugën e “Kavajës” – nga ana e ish-Parkut – dhe në rrugën “5 Maji” – në ish-Uzinën Dinamo.

Nëse këto dyqane nuk të zgjidhin punë, ke si mundësi edhe anën lindore të Unazës së Tiranës. Nga shkolla e Baletit e deri te Brryli ke një mori dyqanesh buzë rrugës, të cilat shesin rroba të përdorura, ose të reja, por me çmime të volitshme.

Më tej, një mundësi të vërtetë mund të gjesh edhe nga vetë dyqanet e markave të njohura nëpër qendrat tregtare. Sigurisht në kohën e uljeve të mëdha. Dyqane si Intersport apo Adidas bëjnë skonto reale deri në 70%. E mira është që nëse je tip i zellshëm për këto punë, të presësh pikërisht këto periudha – dhjetor/janar – kur dhe çmimet ulen ndjeshëm.

Ndërkohë mund të bësh edhe si puna e Saimir Kalbajt – guidë fantastike për Alpet – që falë intuitës dhe aftësive të tija ka kthyer një degë peme në një shkop të përkryer “hiking”-u.

13872703_1245898808802207_7773035716307565568_n.jpg

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s