Këshilla! Si të përgatitemi për hiking

Ke dëshirë të eksplorosh natyrën, të merresh me bjeshktari (hiking), je fillestar dhe nuk ia ke shumë idenë se çfarë duhet të kesh me vete?! Mos u mërzit, ky post është posaçërisht për ty!

Kur provova për herë të parë të shtegtoja gjatë, isha krejtësisht i papërgatitur dhe madje e kisha për zor edhe të pyesja. Kështu që këshilla e parë që mund të të jap është pyet për çdo paqartësi, siklet apo mos-dijeni që mund të kesh. Për mua, mos merr përsipër asnjë shtegtim nëse nuk je i qartë se sa do të zgjasë udhëtimi, kush është destinacioni dhe ç’është më e rëndësishmja, se kush është guida jote!

Ok! Ke pyetur dhe di mjaft për këto ç’ka thashë më sipër, por sërish je disi i mangët me përgatitjen?! Çfarë të duhet janë këto:

Përgatitu që të ecësh, çka do të thotë, pri thonjtë – edhe nëse këtë e bën normalisht, ri-kontrolloji përpara nisjes në mëngjes – sepse thonjtë mund të të lëndojnë gishtërinjtë teksa fërkohen me njëri-tjetrin nga ecja e gjatë.

Nëse nuk ke këpucë të përshtatshme për mal, mos u dekurajo! Merr një palë atlete të lehtaedhe ato që s’i vesh më të bëjnë punë – mjafton mos të të vrasin dhe që të mos rrëshkasin.

Të duhet medoemos një çantë, qoftë edhe çanta e shpinës që dikur përdorje për të vajtur në shkollë. Unë atë përdor edhe sot, s’e kam hiç problem për aq kohë sa m’i mban të gjitha gjërat që më duhen. Në shtegtim nuk shkohet për t’bërë të bukurin/bukurën, por për të shijuar natyrën!

Merr një shishe ujë, diçka të shpejtë për të ngrënëfruta të thata, dy çokollata dhe një sanduiç të vogël – dhe mos harro, do jesh i ekspozuar në diell – edhe në kohën kur ka vranësira –  për këtë të duhet me patjetër një kapele dhe krem mbrojtës për fytyrën dhe qafën.

Merr me vete një kuti të ndihmës së shpejtë (të vogël). Nga përvoja di të të them se një kavilje e ndrydhur, apo një e gërvishtur në këmbë apo krah ka nevojë gjithmonë për një fasho.

Përgatitu edhe për më të keqen. Udhëtimi mund të zgjasë më tepër se sa qe planifikuar?! Një elektrik dore, ose koke, të zgjidh shumë punë natën. Udhëtimi mund të të bezdiset nga shiu që mund të nisë papritmas?! Një mushema të nxjerr nga situata dhe të shmang të ftohurin.

“Më mirë të mbash, se sa të qash!” thoshte një nga guidat – Artan Gaziu – me të cilët më ka qëlluar të shtegtoj, por edhe nëse nuk je kaq i përgatitur mos e ki siklet t’u kërkosh hua – ujin, elektrikun, kremin, apo kapelen – shokëve/shoqeve të grupit me të cilët do të udhëtosh, sepse zakonisht mali është miqësor dhe pse jo mund të zësh plot miq të rinj.


Këshillat e mësipërme janë për udhëtime të shkurtra!
Fotoja është realizuar nga Fatjon Kapllanaj dhe është marrë nga Klubi Discover Albania gjatë guidës “Kalimi Theth-Valbonë”.

One Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.