Publikime

Nga unë. Të publikuara në media.

“Telemjekësia ofron më shumë mundësi për të sëmurët në rrethe”

Të sëmurët nëpër rrethe tanimë mund të marrin të njëjtin shërbim diagnostikimi sikurse të jenë në Tiranë, kjo falë telemjekësisë. Telekonsultat mes mjekëve nëpër rrethe me mjekët në qendrat universitare kanë bërë të mundur, që shumë raste të nisjes së pacientëve për në kryeqytet të kursehen dhe të sëmurët të mjekohen në qytetet e tyre. […]

More

Erdhi pranvera, kujdes nga alergjitë

Mjeku Ervin Mingomataj tregon për alergjitë e stinës dhe nga çfarë duhet të kihet kujdes gjatë kësaj periudhe. Poleni i luleve, bari, pemët, pushi, pluhuri, ilaçet, myshku, thumbimi i insekteve dhe disa lloj ushqimesh i stimulojnë alergjit Pranvera tashmë ka ardhur dhe bashkë me të edhe alergjitë. Për ata që vuajnë nga to, kjo stinë […]

More

Konica e Noli, dy kolosë të mendimit, asnjëri nuk i mori tjetrit veprat

Për dy kolosët e mendimit shqiptar, Faik Konica dhe Fan Stilian Noli, studiues, studentë dhe dashamirës të fushës së letërsisë dhe historisë zhvilluan një bisedë të hapur në Muzeun Historik Kombëtar (MHK). Në sallën e bibliotekës së Muzeut, nën titullin “Një mbasdite në muze!” të pranishëm ishin nëndrejtori i Muzeut, Dorian Koçi, Sali Kadria, kurator […]

More

“Nuk e ka fajin “Filozofia”, por teksti”

Ditët e fundit një grup pedagogësh dhe studiuesish të filozofisë i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit, që ta rikthejë filozofinë si lëndë me detyrim në gjimnaze. Krahas kësaj është kërkuar që filozofia të jetë edhe provim me detyrim për maturën shtetërore, ndërkohë që nënvizohet nevoja për një tekst të ri. Lidhur me këtë çështje “Shekulli” […]

More

Plagjiatura, një sëmundje e madhe, por nuk kopjojnë vetëm shqiptarët

“Hamitologji – Pseudoteoritë, konceptet çapraz dhe plagjiaturat e Sabri Hamitit”, kështu titullohet libri i autorit, Sali Bytyçi. Në promovimin e këtij libri në Tiranë ishin të pranishëm, autori Sali Bytyçi, arkeologu dhe njëherësh krijuesi e studiuesi letrar Moikom Zeqo, studiuesi Behar Gjoka, zëvendësministri i kulturës në Kosovë Rexhep Hoti, sikurse dhe shkrimtarë dhe dashamirës të […]

More

Dyndje pacientësh, radha te rezonanca kap muajin korrik

Për të kryer një ekzaminim me rezonancë magnetike, pacientëve ambulatorë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) u duhet të presin deri në katër muaj. Radha për të kryer këtë lloj ekzaminimi tashmë ka shkuar deri në korrik. Të shqetësuar, shumica e pacientëve prezent në degën e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor […]

More

“Një jetë a capella”, muzikë edhe në burg

Për nder të “Artistit të Merituar”, Prof. Milto Vakos, i cili më 30 mars shënon 85-vjetorin e tij të lindjes, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOB) zhvilloi dje recitalin “Një jetë A Cappella”. I ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1959, dirigjenti i palodhur Vako cilësohet si mjeshtri i korit. Ai […]

More

Zhgënjimi nga trauma e një spitali

Është qendra më e madhe shëndetësore që trajton traumat në vendin tonë, por fatkeqësisht nuk ka vëmendjen e duhur përsa i përket investimeve dhe gjendja e saj vazhdon të mbetet e mjerueshme. Në Spitalin Universitar të Traumave “fryma nuk ka si të ndryshojë, për aq kohë sa investimet kanë qenë gjithmonë të pjesshme dhe jo […]

More

Shqiptarët ishin pa bukë, kur “Gjethi” blinte pajisje 100 mijë dollarëshe

Dymbëdhjetë vite pas lënies në harresë të plotë nga institucionet që e kishin në varësi, e ashtuquajtura “Shtëpia me Gjethe” ose institucionalisht objekti “Gjethi”, tashmë hap dyert për qytetarët, pasi do të shndërrohet në një muze publik. Dy nga autorët e këtij projekti, njëherazi shkrimtarë të njohur, Agron Tufa dhe Bashkim Shehu, tregojnë për “Shekulli”-n, […]

More

Bruno Shllaku: 40 vite punë për Festivalin e Berlinit!

Pak ditë pasi “Burrnesha”, filmi në të cilin ai interpreton u shpall kandidat për Çmimin “Ariu i Artë” në Festivalin e Filmit të Berlinit, aktori i njohur Bruno Shllaku tregon për “Shekulli”-n emocionet e tij. Në një intervistë për gazetën, Shllaku thotë se, për të, përfaqësimi i Shqipërisë në një festival ndërkombëtar filmi “është një […]

More

“Spitali i Traumave ka mangësi aparaturash dhe stafit të kualifikuar”

Dy vjet pas kalimit në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, ish-Spitali Ushtarak tashmë Spitali Universitar i Traumës, vazhdon të ketë problematikat e tij. Ndër më kryesoret mbeten mungesa e aparaturave, por dhe e kualifikimeve të personelit mjekësor. Në një bisedë për “Shekulli”-n vjen doktor Agron Dogjani, mjek-kirurg në Spitalin Universitar të Traumës. Dogjani e cilësoi […]

More

75 për qind e rasteve të vdekjeve foshnjore, janë të sapolindur

Vdekjet e të sapolindurve përbëjnë 75 për qind të numrit total të vdekjeve foshnjore, vdekje që përgjithësisht vitet e fundit janë ulur, por vazhdojnë të mbeten shqetësuese. Eduard Tushe, mjek neonatolog shpjegon për “Shekulli”-n se përse ndodhin vdekjet foshnjore, cilat janë shkaktarët kryesorë, si dhe mënyrat e parandalimit të tyre. Sipas të dhënave të Ministrisë […]

More

43 vite në shërbim, sot i papunë!

Mund të kalosh gjithë jetën në shërbim të njerëzve dhe sërish të të mungojë respekti institucional ndaj teje. Kjo është historia e Dr. Agron Islamajt (neurolog), një histori 42-vjeçare shërbimi ndaj të sëmurëve. Histori që mban brenda 8 vite internim vuajtjesh, por një pafundësi përkushtimi ndaj njerëzve në nevojë. Doktor Islamajn sistemi komunist e dënoi, […]

More