Studime

Zhvillimet që shqetësojnë Evropën

Konfliktet e armatosura janë shqetësimet më kryesore për Botën aktuale. Këto shqetësime, që janë jo të pakta, kanë prekur edhe “Kontinentin e Vjetër“, i cili për shumëkënd mendohej se ishte jashtë rrezes së luftimeve. Ishte menduar se pas përplasjeve botërore, asaj të “Ftohtë” dhe luftërave në shpërbërjen e Jugosllavisë, Evropa tashmë

More

Ballkani, nga dikur “tjetri” i Evropës, sot në pritje të integrimit

Kroacia është Shteti i fundit i Ballkanit – pas Greqisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë – i cili është integruar në Bashkimin Evropian. Pas një procesi 5-vjeçar si kandidat për t’u anëtarësuar, më 1 korrik 2013-të Kroacia u integrua me të drejta të plota duke u bërë kështu shteti i 28-të i Unionit. Ndërkohë jashtë kanë mbetur […]

More

Shqipëria dhe aspiratat e saj

Që prej nënshkrimit të MSA-së, por jo vetëm, demokracia shqiptare e ka ndërtuar themelin e politikave të saj mbi një aspiratë madhore: integrimin drejt Bashkimit Evropian dhe strukturave të NATO-s. Sot pas vitesh të tëra angazhimi, Shqipëria gëzon të drejtat e të qenit anëtare e NATO-s, ndërkohë që është “vend kandidat” për t’u anëtarësuar në […]

More

Premisat “mediatike” mbi të cilat zgjidhen “përfaqësuesit e popullit”

Qytetarët shqiptarë – ashtu sikurse qytetarët e vendeve të tjera demokratike – i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në saj të një opinioni apo qëndrimi të tyrin politik dhe në saj të një ideje mbi përmbushjen e pritshmërive të tyre. Por – edhe përpara, edhe pasi kanë zgjedhur – ata nuk kanë kontakte të shpeshta me […]

More

Ndikimi përmes “agenda-setting”

Drejtimi i vëmendjes publike mbi pak apo aspak tema dhe ngjarje, është një veti e medias, e cila njihet prej kohësh prej studiuesve të komunikimit si “agenda-setting”. Studiues si Stephan Russ-Mohl[1] e përshkruajnë si funksion të gazetarisë vendosjen e rendit të ditës. Russ-Mohl thotë se vëmendja publike për median është mall dhe për të luftohet […]

More

Ajo çka përbën lajm për audiencën, jo domosdoshmërish përbën lajm edhe për median

Nga sa është shtjelluar gjerësisht edhe në postimet e tjera – shih në kategorinë studime – sipas teorisë “agenda-setting” mediat kanë aftësinë për t’i diktuar perceptimin e realitetit audiencës. Është pikërisht në saj të kësaj aftësie që disa kanale mediatike – sikurse shtypi i shkruar – përqendrojnë edhe fokuset e tyre. Në këtë drejtim, në vendin […]

More

Opinion për “Opinion.al”

I dashur Z. Fevziu, marr shkas për të shkruar këto rreshta sepse jeni ndër gazetarët më të përgatitur në tregun mediatik. Bëni pjesë ndër ata gazetarë, të cilët personalisht, kur diskutoj mes miqve të mi, vlerësoj dhe kritikoj më së shumti, kjo sepse pritshmëritë prej jush janë gjithmonë të mëdha. Pse po ju shkruaj? Sepse […]

More

Parathënie diplome

Katër vite përpara punimit të diplomës, – normalisht – ndiqja studimet e ciklit të parë për “Shkenca të Komunikimit”, kur asokohe avokati dhe politikani i njohur Spartak Ngjela, publikoi vëllimin e parë të librit me titull “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”1. Ishte një libër, që sado voluminoz – më shumë se 600 faqe libër […]

More

Mendime mbi librin “Përplasja e Qytetërimeve” (të Samuel Huntigton)

“Eshtë viti 1993. Shkëputja e Sllovenisë ka sjellë fillimin e fundit të Jugosllavisë. Kroacia ka shpallur pavarësinë duke i dhënë shkak serbëve për luftë, luftë që ka më se një vit që vazhdon edhe në Bosnje. Në fillim të vitit Çekosllovakia është ndarë, ndërsa Gjeorgjia është mbytur nga konfliktet. Në fillim ishte problemi me Abkazinë, […]

More

Analizë: Retorika e diskursit të Jim Garrison në gjyqin për vrasjen e Presidentit Kennedy

Prokurori Jim Garrison (Xhim Garison) në muajin janar të vitit 1969-të (rreth 6 vite pas atentatit),arriti të ngrinte të vetmen çështje gjyqësore të mbajtur deri më sot për vrasjen e Presidentit John F. Kennedy (Xhon F. Kenedit) madje duke akuzuar dhe persona konkret, biznesmenin Clay Shaw (Klej Sho’) për komplot ndaj Kreut të Shteteve të […]

More

Bashkimi Evropian dhe Euro-ja në Shqipëri

Bashkimi Evropian lindi si nevojë dhe dëshirë ekonomike mes vendeve të Evropës perëndimore për të pasur lehtësira në tregtinë e lëndëve të para mes tyre dhe shumë vite më vonë pas traktatit të Maastrichtit (1992) kësaj dëshire ekonomike iu shtua edhe ajo politike që e çoi këtë bashkim në një nivel tjetër. Ishte traktati i […]

More

Përpjekja e Enver Hoxhës për t’u shfaqur si “Hero”.

Figura e një heroi është parë gjithnjë si figurë mistike, që i qëndron historisë, që kthehet në legjendar, kthehet në mit. Heroi gjithmonë është parë si figurë e adhurueshme pasi në vetëvete heroi përcjell modelin e njeriut ideal, modelin e njeriut që kërkon dhe lufton për shoqërinë ideale, ndaj gjithmonë shoqëritë njerëzore kërkojnë heronj. Pikërisht […]

More